
01/10/2021 10:00
Në seancën e sotme është dënuar me burgim të përjetshëm Bajram Veliaj, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Armenda Aliu
Ai u fajësua për vepren penale “Vrasje e Rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërkohë, sipas prokurorisë, në vendin e ngjarjes ishin gjetur, pistoleta, dy karikatorë, si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm, me të cilët dyshohet të jetë kryer vepra. Po ashtu, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar: Një pistoletë me nr. serik T0620 – 15k00074; Dy karikatorë; si dhe 42 fishekë të pistoletës.
Sipas Prokurorisë, pas verifikimeve të bëra në databazën e Prokurorisë, të njëjtit nuk kanë pasur ndonjë rast të paraqitur apo të raportuar për dhunë në familje apo rast të ngjashëm.
E ndjera Armenda kishte disa vite që po jetonte në Zvicër me Bajram Velijajn. Asaj vite më parë i kishte vdekur bashkëshorti me të cilin ka dy vajza.
Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen e saj bashkëshorti Bajram Velija kishte qenë i ndarë bashkëshortja e tij e parë. Me të kishte pasur fëmijë.
Ndryshe, Veliaj 61-vjeçar, ia mori jetën bashkëshortes së tij Armenda Aliut duke shti 15 plumba, të rreth orës 23:00, në rrugën Hysni Morina në Prizren.