
20/01/2022 16:18
Deputetja Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e shqetësuar për propozimin për shtrenjtim të rrymës, duke akuzuar Qeverinë aktuale se po ua merr pasurinë të varfërve e po ua jep të pasurve.
Në vazhdimin e seancës së sotme plenare, ajo pyeti kryeministri Kurti se ku e la premtimin se do ta ulte çmimin e rrymës.
“Në opozitë keni premtuar lirimin e rrymës sepse thoshit se është e shtrenjtë, do të synojmë uljen e rrymës sepse shtrenjtë, ku mbeti ky premtim, pse nuk e ulët çmimin. Sot për të mbrojtur këtë vendim diskriminues karshi qytetarëve po thoni që rryma është shumë e lirë, sot nga rryma e shtrenjtë në opozitë, rryma për qytetarët qenka shumë e lirë. Diçka keni pasur të drejt, kapacitet kemi shumë por fatkeqësisht qeverisje të mirë për qytetarët kemi pak e nuk kemi fare hiç”.
Ajo tutje tha se Qeveria po ua paguan rrymën serbëve në Veri e kosovarëve po ua shtrenjton.
“Qeveria i ka ndarë 42 milionë euro për pagesën e rrymës ne komunat veriore, ka një kërkese për 30 milionë euro në tremujorin tjetër të cilat qeveria duhet t’i paguajë. Pra familjet kosovare për me keq po i detyroni që jo vetëm të paguajnë për veriun por edhe për bizneset. Po ua merrni pasurinë të varfërve e po ua jepni të pasurve, është keqqeverisje abuzim, dhe për keqardhje”, tha ajo.