News That Matters

Deliu-Kodra: Përfundimisht, Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën

14/06/2022. 17:24

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, gjykon se Lëvizja Vetëvendosje ka persekutuar veteranët e luftës së UÇK-së, në bashkëpunim me Listën Serbe.

Ajo këtë e ka thënë pas kalimit në parlament të Ligjit për Pagën Minimale.

“Përfundimisht, Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën! Po e dëshmojnë me fanatizëm. Ndihmën e kërkuar nga Lista Serbe për t’i persekutuar veteranët nëpërmjet një projektligji përçmues, nuk ka mjegull që e mbulon sepse u bë në pikë të ditës me diell”, është shprehur ajo.

“Dhe ky nuk është një rast i vetëm, por vazhdimësi e fushatës së kamotshme e këtij koalicioni në përpjekjen për të shuar çdo gjurmë të UÇK-së dhe luftës për çlirim, duke mos zgjedhur partner, si me rastin e sotëm të bashkëveprimit me Listën Serbe”.

“Përpjekja për çdo arsyetim tjetër është e kotë”.

div.meta-author { display:none; }