News That Matters

Deklaratat e Kurtit për luftë, Lushtaku: Do ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja

10/08/2022 20:15
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka folur rreth deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti i cili ka përmendur kërcënimin e mundshëm për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.
Lushtaku ka thënë se nuk beson që do të ketë tjetër luftë në Kosovë.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti me deklaratat e fundit vetëm po dëshiron ta zhvendosë mendjen nga keqqeverisja e tij që po bën në Kosovë.

“Mendoj se shteti i Kosovës dhe Qeveria duhet të përgatiten gjithmonë për ndonjë luftë të mundshme. Falë Zotit që ne e kemi edhe KFOR-in këtu…Unë po besoj që luftë nuk do të ketë, mirëpo Kurti do ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja në Kosovë. Kurti do që vëmendjen ta përqendrojë diku tjetër dhe jo në zhvillimin ekonomik dhe në shumë punë të tjera që e presin Kosovën”, ka thënë Lushtaku ndër të tjerash në Klan Kosova.

Kujtojmë se ndaj deklaratave të Kurtit kanë reaguar edhe liderët e opozitës në Kosovë, të cilët kanë kritikuar këtë gjuhë të kryeministrit.

div.meta-author { display:none; }