News That Matters

Deklarata e qartë e Mbappe

07/10/2021 08:59
Kylian Mbappe ka folur për prestigjiozen franceze L’Equipe dhe e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u bashkuar me Real Madridin.

Reali ofroi 200 milion euro për këmbëshpejtin francez, por drejtuesit e PSG-së e refuzuan këtë ofertë.

“Isha i shokuar kur degjova presidentin të thoshte ‘nuk do e lëmë kurrë të largohet’. Mendova, po tani çfarë do të ndodhë këtu?”

“Pozicioni im ishte i qartë. U thash që dua të largohem dhe e kam thënë këtë mjaft herët. Nuk është e vërtetë që kam kërkuar të largohem në javën e fundit të merkatos. Kjo është një gënjeshtër.”

“Nëse do të largohesha këtë verë, do të ishte vetëm për Real Madridin. Qëndrimi tek PSG? Jemi larg kësaj. Doja të largohesha në verë, nuk do të jem hipokrit. Ambicia ime është e qartë.”, tha Kylian Mbappe.

div.meta-author { display:none; }