News That Matters

Deklarata e përbashkët e BE-Ballkani Perëndimor

06/10/2021 14:34
Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në samitin e sotëm që u mbajt në Brdo të Sllovenisë.

Në deklaratën e përbashkët BE-Ballkani Perëndimor përmendet edhe procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në pikën 6 të kësaj deklarate thuhet se “Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Beograd- Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe presim përparim konkret nga të dyja Palët në normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis tyre, i cili është kritik për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që ata të mund të vazhdojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, trasmeton “Radio-Ylberi”

Më tej në deklaratë thuhet se “BE-ja riafirmon mbështetjen e saj të qartë për Perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane, e cila është në interesin tonë strategjik reciprok dhe mbetet zgjedhja jonë e përbashkët strategjike. BE-ja konfirmon angazhimin e vet në procesin e zgjerimit dhe vendimet e marra prej saj për këtë, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, kushtëzimi i drejtë dhe rigoroz dhe parimi i meritave të veta. Ne do të intensifikojmë më tej angazhimin tonë të përbashkët për të çuar përpara transformimin politik, ekonomik dhe social të rajonit, duke njohur ndërkohë progresin e bërë nga Ballkani Perëndimor. Ne kujtojmë gjithashtu rëndësinë se BE-ja të mund të mbajë dhe thellojë zhvillimin e saj, duke siguruar kapacitetin e saj për të integruar anëtarë të rinj”.

Gjithashtu theksohet se BE-ja është deri tani partneri më i afërt i rajonit, investitori kryesor dhe donatori kryesor dhe se mbështetja e saj do të vazhdojë të jetë e lidhur me progresin e prekshëm në sundimin e ligjit dhe në reformat social-ekonomike si dhe me respektimin e vlerave, rregullave dhe standardeve evropiane nga partnerët.

Deklaraten e plotë mund ta gjeni më poshtë:

https://www.consilium.europa.eu/media/52286/eu-wb-summit-brdo-declaration-6-october-2021-04.pdf

div.meta-author { display:none; }