
20/10/2021 10:00
Dega Regjionale e OAK-së në Mitrovicë, e kryesuar nga Kryetari i kësaj Dege, z. Vehbi Beqiri, në bashkëpunim me OSBE-në, mbajti tryezën e përbashkët “Bench Bar”, trasmeton “Radio-Ylberi”
Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të akterëve të sistemit të drejtësisë në mënyrë që të fuqizohet drejtësia në Kosovë me theks të veçanët në Mitrovicë.
Ndërsa në këtë takim u diskutuan të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet gjyqësore në Regjionin e Mitrovicës.
Po ashtu ky takim u mbajtë me datë 14 të këtij muaji dhe pjesmarrës tjerë në këtë takim ishin edhe: Kryetari i Gjykatës Themelore ne Mitrovice Z. Nikola Kabasic; Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore ne Mitrovice z. Ismet Ujkani; Përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor te Kosovës z. Avni Mehmeti, gjyqtarë, prokurorë, avokat dhe përfaqësues te Stacioneve Policore te Kosovës Jug dhe Veri te Mitrovicës dhe përfaqësuesi i OSBE z. Xhelal Beqiri.