News That Matters

Debatet për shaminë, Gjini: Gjakova, shembull i bashkëjetesës fetare

01\04\2022 18:18

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë sot se komuna, të cilën ai e udhëheq, është shembull i rrallë i bashkëjetesës fetare vëllazërore.

Këtë reagim Gjini e bëri pas rastit ku në një shkollë në Gjakovë u ndalua vendosja e mbulesës, duke theksuar se këto gabime nuk duhet të ndodhin në të ardhmen.

“Gjakova është shembull i rrallë i bashkëjetesës fetare vëllazërore. Gabimet dhe mosperceptimi i ndjeshmërive nuk mund të ndikojnë te asnjë qytetar i komunës së Gjakovës. Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjakovë është institucion jashtëzakonisht i respektuar dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i përfaqëson ndjenjat e besimtarëve myslimanë të komunës sonë”.

“Jemi dakorduar që gabime të tilla, si ai dje, nuk bën të ndodhin në të ardhmen. Falënderova kryetarin e BIK-ut në Gjakovë, Valon Myrtaj, dhe nënkryetarin e këtij institucioni të respektuar fetar, Ahmet Hoxha, për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi”, tha ai.

div.meta-author { display:none; }