News That Matters

Dafina Zeqiri sjell fotosesion të ri, shfaqet unike dhe me shumë stil

27/02/2022 14:11
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po shijon suksesin e këngëve të reja që solli të përmbledhura në një album me titullin “Dafinë moj”.

Ndërkohë, që mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, kryesisht jashtë vendit, këngëtarja nuk i ka lënë anash as fotosesionet.

Së fundmi ajo ka realizuar një set të ri të fotove nga fotografi i njohur, Kevin Halili, ndërsa i postoi edhe në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina shihet e veshur me shumë stil në një fustan elegant me ngjyrë të bardhë i cili kishte një prerje tek pjesa e barkut.

Krijuesja e hitit “Llafe llafe” kompletoi dukjen me taka të kuqe, ndërsa shihet me makijazh të theksuar në fytyrë.

Fotot morën mijëra pëlqime dhe shumë komente nga ana e fansave dhe miqve të këngëtares, që e komplimentonin për paraqitjen.

Ndryshe, Dafina ditë më parë realizoi me klip këngën “Mos e lëndo” që gjithashtu është pjesë e albumit të saj të fundit.

div.meta-author { display:none; }