News That Matters

Cozman bëri publike lidhjen e tij përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale

Para pak kohësh reperi, Cozman bëri publike lidhjen e tij përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale

Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën.

Gjërat mes tyre janë bërë serioze dhe lidhja është konsoliduar aq sa ata të dy pushuan me të afërmit e njëri-tjetrit gjatë këtij muaji.

Cozman zbuloi disa javë më parë se shijoi disa ditë pushime në jug të Shqipërisë me partneren e tij dhe familjarë të tjerë.

Ai postoi në rrjetin social “Instagram” disa fotografi nga pushimet, në të cilat shihej Fjolla dhe të afërmit e reperit.

Ndërkohë deri më tani reperi nuk ka ndarë shumë detaje për këtë lidhje të re. E vetmja gjë që dinë fansat për partneren e tij është se ajo punon si grimiere dhe kjo gjë i ka lehtësuar shumë punë edhe Cozman.

Ai ka zbuluar ditën e sotme se Fjolla kuron imazhin e tij në videoklipe. Cozman ka postuar në Instagram një foto nga prapaskenat e videoklipit “Amore” dhe Fjolla është kujdesur për grimin e reperit.

“Grimerja jem”, shkruan reperi përkrah fotos me partneren e tij.

div.meta-author { display:none; }