News That Matters

Covid-19: Japonia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

29/09/2021 14:41
Qeveria japoneze ka njoftuar të martën se këtë javë do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme, për të ndihmuar në rimëkëmbje ekonomike.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë më 30 shtator dhe kufizimet për koronavirus do të hiqen gradualisht “në mënyrë që të rikthehen aktivitetet e përditshmërisë, pavarësisht prezencës së virusit”.

Suga ka thënë se qeveria do të krijojë më shumë qendra të përkohshme për koronavirus dhe do të vazhdojë procesin e vaksinimit, si përgatitje për ndonjë shpërthim të ri në të ardhmen.

Ai ka shtuar se autoritetet janë duke punuar edhe për pasaportat e vaksinës dhe teste për koronavirus

div.meta-author { display:none; }