
12/07/2022. 10:54
Çmimi i derivateve nuk ka lëvizur për asnjë cent, për tri ditë.
Ashtu sikur të dielën e të hënën, 1 euro e 75 centë do të kushtojë një litër naftë edhe të martën.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Industrisë Ndërmarrësis dhe Tregtisë.
Njëjtë do të jetë çmimi edhe për një litër benzinë, e cila do të kushtrojë 1 euro e 69 centë.
E as gazi nuk do të pësojë ndryshim në kosto, ku një litër do të kushtojë 78 centë.