
27/03/2022
Kuvendi i Komunës së Mitrovicës në mbledhjen e rregullt të mbajtur më datë 19.09.2019, miratoi Rregulloren Nr. 04/2019 Për ndarjen e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe falënderimeve, mes tyre edhe:
1. Çmimi “Artim Jashari” jepet për trimëri, guxim dhe kontribut të spikatur, duke rrezikuar jetën mbi dhe përtej asaj çfarë kërkon detyra, akte të guximit qytetar ose sakrificës sublime.
2. Ky titull u ndahet, qytetarëve që realizojnë akte të larta humanizmi, heroizmi dhe sakrifica sublime.
3. Ky titull mund tu jepet edhe pas vdekjes personaliteteve që vdesin duke kryer akt të sakrificës dhe vetëmohimit. (Në rastet e tilla, Çmimin e merr anëtari më i afërm i familjes).
4. Çmimi përbëhet nga mbishkrimi “Artim Jashari”, në sipërfaqe të së cilës vihet në mes gravura me portretin e dëshmorit Artim Jashari, në pjesën e epërme shkruhet emri i marrësit të çmimit dhe Emblema e Komunës, në paketimin e së njëjtës me shkronja ngjyrë ari shkruhet: “Artim Jashari”.
5. Çmimi “Artim Jashari” shoqërohet me një fletë përcjellje, në të cilën shënohen të dhënat për dhënësin e titullit si dhe të dhënat personale të fituesit të çmimit si dhe motivacioni.
6. Propozimet për dhënien e këtij çmimi jepen nga institucionet shtetërore, organet komunale, shoqatat dhe grupet e qytetarëve të plotësuara me biografi dhe dokumente, dëshmi dhe vlerësime të veprimtarisë së personalitetit të propozuar.
7. Çmimin e ndan Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i Komunës
8. Çmimin e jep Kryetari i Komunës nё mënyrë solemne, sipas procedurave tё parapara me protokollin e Komunës.