News That Matters

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

06/04/2022 08:10
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës, Hagë, ora 09:30-17:30.

Komisioni për Arsim mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Hotel “International Prishtina”, ora 09:30.

Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çёshtje civile dhe tregtare. E ftuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00.

Banka Qendrore raporton në Komisionin për Buxhet rreth stabilitetit financiar dhe stabilitetit të çmimeve në vend., Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00.

Mbahet takimi i 212-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ora 10:00, pa praninë e mediave.

Partia Socialdemokrate dorëzon kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurti për rastin e deklarimit të tij si veteran i UÇK-së, Prokuroria Themelore, Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 11:00.

KOK organizon ceremoninë e nënshkrimit të bursave me 24 bursistë “Shpresa Olimpike 2022”, Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Asociacionin Evropian për Demokraci Lokale (ALDA), lansojnë projektin “Çmimi Evropian për Ekselencë në Qeverisje në Kosovë”, Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 11:00.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mban kuvendin e rregullt zgjedhor, Selia e FFK-së, Prishtinë, ora 11:00.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, Komuna e Gjilanit, Zyra e kryetarit, ora 13:45.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani merr pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it, Ora 14:25

div.meta-author { display:none; }