News That Matters

Çitaku reagon për ish-kryeministrin japonez: Abe ishte mik i Kosovës

08/07/2022. 10:23

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri, derisa po mbante fjalim.

Çitaku me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ka shkruar se Abe është një mik i madh i Kosovës.

“Lajm tronditës nga Japonia. Ish-kryeministri Shinzo Abe ka qenë mik i lirisë, demokracisë dhe partneritetit”, ka shkruar Çitaku.

“Abe ka qenë një mbështetës i vendosur i Kosovës dhe ka luajtur një rol vendimtar në nxitjen e partneritetit midis vendeve tona”, shtoi ajo.

div.meta-author { display:none; }