
05/12/2021 19:50
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, njëherësh nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, është shprehur e pikëlluar për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole.
Ajo thotë se në ditët më të rënda, senatori Bob Dole, qe zëri i Kosovës në SHBA, njofton Klankosova.tv.
”Me dhimbje pranova lajmin se miku ynë i çmuar, Senatori Bob Dole ka ndërruar jetë.
Në ditēt tona më të rënda si komb, Senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA.
Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ngushtë të lidhura me kontributin e Senatorit Dole.
Pusho në paqe Senator. Kemi me të kujtu përjetë”.