News That Matters

Çitaku, Kurtit: Duke e thumbuar opozitën i vutë në siklet nikoqirët e ceremonisë

28/07/2022. 11:27
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili e thumboi opozitën në ceremoninë e djeshme të nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.

Çitaku, që ka qenë edhe ambasadore e Kosovës në Washington, i tha Kurtit se me deklaratën për opozitën i vuri në siklet nikoqirët e ceremonisë.

“Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën. Po ju them, me kompetencë, nikoqirët e ceremonisë i keni vu në siklet”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ish-ambasadorja kosovare iu drejtua kryeministrit Kurti duke i thënë se në ShBA e përfaqëson Kosovën dhe jo Vetëvendosjen.

“Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë. Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së”.

Kryeministri Albin Kurti, para nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në, me ironi tha se i vjen keq që do ta humb ‘momentin e rrallë’ kur opozita i jep mbështetje.

“Jam i lumtur t’iu njoftoj që marrëveshja që po e nënshkruajmë sot do t’i prezantohet neësr Kuvendit për ratifikim. Megjithëse, më duhet ta pranoj që jam pak i mërzitur që kjo do të ndodhë kaq shpejt sa unë dhe ministrja Rizvanolli do të mungojmë në një nga momentet e rralla kur opozita na mbështet. Do t’iu mungojmë, pa dyshim, jam i sigurt se edhe ata do të jenë të mërzitur”, deklaroi ai.

div.meta-author { display:none; }