News That Matters

Çitaku i reagon Osmanit e Haxhiut: Urrejtja nuk është platformë e shëndoshë

23/07/2022. 17:03

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilat duke folur për Gjykatën Speciale kanë thënë se “dihet kush ka votuar për themelimin e saj”.

Çitaku me anë të një postimi në Facebook, thotë se “e dijmë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm”.

“Dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtesise janë përkujdesur me na e përkujtu se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale. E dijmë dhe e mbajmë mend shumë mirë. Sikurse e dijmë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës”, ka shkruar Çitaku.

“Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë kohë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni”, shtoi ajo.

Ajo potencoi se raporti i Dick Martyt dhe aktakuza e ngritur nuk kanë të përbashkët as pikë e as presje.

“Sikurse që e kemi parë se raporti i Martit dhe aktakuza e ngritur nuk kanë të përbashkët as pikë e as presje. Sikurse e dijmë që shumë prej nesh kishim me i dhanë krejt vitet e karrierës në politikë për një ditë të tyre në UÇK”.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit politik. Ata janë atje si prijës të UÇK-së. Duheni me qenë në gjendje me e tejkalu inatin. Urrejtja nuk është platformë e shëndoshë”.

div.meta-author { display:none; }