News That Matters

Cila është videoja më e shikuar në YouTube gjatë vitit 2021? (VIDEO)

23/12/2021 16:50

E di që është e vështirë të besohet, por fundi i vitit 2021 po afrohet me shpejtësi.

Të mos keqkuptohemi, 2021 sigurisht që ka pasur pikat e tij të mira, por ne po e dëshirojmë ditën që pandemia të jetë histori e lashtë. A do të jetë kjo në 2022? Ndoshta jo, por mund të shpresojmë, apo jo?

Teksa njerëzit e kaluan pjesën më të madhe të vitit në shtëpi për shkak të kufizimeve të Covid, rrjetet sociale lulëzuan më shumë se kurrë dhe disa video të pabesueshme u shpërndanë në YouTube.

Le të hedhim një vështrim në videot më të shikuara në YouTube që janë postuar në vitin 2021.

Videoja më e shikuar në YouTube që u postua në vitin 2021 vjen nga ylli i njohur amerikan i rrjeteve sociale, Mr Beast.

Quhet ”I Spent 50 Hours Buried Alive“, (Kalova 50 orë i varrosur gjallë)” dhe është postuar më 27 mars 2021.

Siç sugjeron titulli, YouTuber-i i lindur në Kansan u varros nën tokë për të zbuluar se si do të ishte vërtet të varroseshit të gjallë.

Ai u shtri në një arkivol i cili ishte i mbuluar me dhe për 50 orë, që është pak më shumë se dy ditë të tëra, me vetëm një kamerë, ujë dhe një walkie-talkie, në mënyrë që të mund të kontaktonte me miqtë e tij që e ruanin nga lart.

Videoja ka mbi 153 milionë klikime, dhe ky numër është ende në rritje çdo ditë.

div.meta-author { display:none; }