
02\04\2022 19:27
Christopher Hill, të enjten e 31 marsit nisi punën e ambasadorit në Serbi.
Diplomati amerikan i dorëzoi kredencialet te Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç e vlerësoi punën e Hillit si diplomat dhe tha se do të shohë si t’i tejkalojnë diferencat, sidomos për Kosovën.
Por, policia e shtetit që e përfaqëson Vuçiçi, 23 vjet më parë e kishte gjuajtur me armë Hill-in si i dërguar i SHBA-së për Ballkanin.