News That Matters

Çfarë i mungon Hajvalisë?

07/01/2022 21:23

Nga Erza Vllasaliu

Banorët e  Hajvalisë treguan se atyre u mungon parku, dhe hapsira të lira, dhe ata  e shohin të obligueshme të kenë një hapsirë për argëtim që ditët me diell të i kalojnë në park,fëmijët të luajnë në këndin e tyre të lodrave, ndërsa për të moshuarit parku do të ishte një pikëtakim me miqt e tyre, trasmeton “Radio-Ylberi”

“Qastet e lojës gjatë fëmijërsë i kemi kaluar në hapsirat e oborrit të
shkollës, ku gjatë gjithë kohës kemi prit se kur do dal dikush të na largoj që aty në mes të lojës ndonjëherë iu dhimbesshim dhe nuk na thonin gjë ,mirëpo në shumcën e kohës prej aty loja vazhdonte në rrugë siç vazhdon edhe për femijët e sotëm.Nuk e di se a mund të imagjinoni se qfarë mund të ndodh kur një femijë vrapon pas topit të tij në rrugë.Që do të thotë se nevoja për një park në rrethinën tonë ka qenë prezente gjithmon” tha E.G banor i Hajvalisë.

Ndërsa V.H një banore tjetër tha se  mungon hapsira për aktivitete në ambientin e jashtëm dhe së një park në këtë rrethinë është i domosdoshëm.

Mendoj se Hajvalia është e mbipopullarizuar dhe se ne keto vitet e fundit lokalet kanë lulëzuar gjithandej mirëpo mungon hapsira për aktivitete ne ambientin e jashtem dhe se një park ne këtë rrethinë është i domosdoshëm. Një ndër shkaqet kryesore që na ka bërë të kuptojmë se kemi nevojë për këtë park është pandemia.Ku gjatë gjithë kësaj pandemie në rrethinën tonë ka mbizotruar monotonia dhe besoj se ndërtimi i këtij parku do ta lëhtësonte shumë lojën e femijëve tanë,aktivitetet e te rinjeve dhe do të ndihmonte shumë të moshuarit tanë të kalonin kohën së bashku” tha ajo.

Pra, Hajvalia edhe pse një vend me shumë banorë,vend i cili llogaritet si një paralagje e Prishtinës,nuk ka park dhe asnjë hapësirë të vetme për të kaluar kohën e lirë apo për të zhvilluar aktivitete rekreative.

*Erza Vllasaliu Fakultetiti i Filologjise Departamenti I Gazetarisë/UP

div.meta-author { display:none; }