
22/09/2021 10:22
Shumë njerëz luftojnë shumë për të humbur yndyrën dhe peshën e barkut. Si të tillë, ata provojnë çdo mjet të mundshëm, nga ushtrimet rigoroze deri te dietat. Por ndonjëherë, pavarësisht se bëjnë të gjitha këto dhe shumë më tepër, disa e kanë të vështirë të humbin yndyrën, veçanërisht në pjesën e barkut.
Kjo, thanë ekspertët, tregon se hormonet, të cilat rregullojnë funksionet e ndryshme në trup së bashku me metabolizmin, stresin, urinë dhe dëshirën për seks, mund të jenë duke krijuar kërdi.
“Për shkak të luhatjeve të niveleve hormonale, mund të ketë një mangësi në hormone të caktuara që mund të çojë në fryrjen e barkut duke u bërë më e spikatur. Kjo, nga ana tjetër, mund të quhet një bark hormonal”m ka shpjeguar Dr. Sushruta Mokadam, gjinekologe në Indi.
Sipas ekspertit, ekzistojnë disa gjendje të lidhura me hormonet që mund t’ju bëjnë të paketoni kilogramë rreth zonës së barkut, si tiroide jo aktive, sindroma e vezoreve policistike (PCOS) dhe menopauza. Mosbalancimet hormonale gjithashtu mund të ndodhin për shkak të obezitetit, stresit ose ilaçeve.
Nëse ju ndodh shpesh që të hani e të mos ngopeni atëherë do të thotë që hormonet seksuale po ndikojnë në mënyrë indirekte në ato hormone që ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit, estrogjeni dhe testosteroni. Nivelet e ulëta të estrogjenit ju bëjnë të ndiheni të uritur edhe pasi keni ngrënë për shkak të ndikimit të estrogjenit në leptinë.
Sa herë që jeni të stresuar, gjëndrat tuaja mbiveshkore lëshojnë kortizol për të ndihmuar trupin tuaj të përgjigjet menjëherë. Në rast se jeni të stresuar gjatë gjithë kohës, gjëndra juaj mbiveshkore as nuk do ta kuptojë se prodhon më shumë kortizol sesa trupi juaj ka nevojë. Për më tepër, nivelet e larta të kortizolit rrisin rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe madje edhe sheqerin në gjak. Jo vetëm kaq, shumë kortizol tenton të rrisë edhe yndyrën në bark