
Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se 1247 artefakte të koleksionit muzeor publik të Kosovës janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë kohës së luftës (1998-99) nga Akademia Serbe e Shkencave.
Ai ka treguar se ky veprim ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër historisë dhe identitetit të shqiptarëve, së bashku me shkatërrimin e mbi 1000 objekteve të trashëgimisë, njofton Klan Kosova.
“Duke mos i kthyer artefaktet në vendin e tyre të origjinës, Serbia po shkel hapur konventat e UNESCO-s, marrëveshjen origjinale dhe dokumentin e Ahtisaarit”.
“Këtu janë disa nga thesaret e vjedhura arkeologjike dhe etnografike që i përkasin koleksionit muzeor publik të Republikës së Kosovës”.
























