News That Matters

Ceferin: Superliga ka vdekur, askush s’e do përveç Realit, Barcelonës e Juventusit

25/06/2022. 19:41

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka diskutuar për mosmarrëveshjen e vazhdueshme midis organeve drejtuese të futbollit evropian, mes klubeve që kërkojnë formimin e Superligës.

Pasi theksoi se UEFA nuk ka synime për të qenë monopol, ai shprehu besimin se asnjë skuadër, përveç Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, nuk është e gatshme të marrë pjesë në projektin e Superligës.

“Unë do të them se UEFA nuk është monopol. Mund të marrësh pjesë në kupat tona ose të organizosh të tuat. Por atëherë, është e logjikshme që të mos luash në tonat, apo jo?”, tha Ceferin për La Gazzetta dello Sport.

Ceferin, projektin e Superligës e quajti të vdekur pavarësisht vendimit të gjykatës, teksa shtoi se i sheh veç tre njerëz të zemëruar duke i çuar të gjithë në gjykatë.

Ceferin diskutoi gjithashtu marrëdhënien e tij me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, i cili po drejton projektin e Superligës.

“Kam qenë me Florentino Perez dhe kam respektuar protokollin, UEFA nuk është pronë ime. Në finalen e Parisit ishim krah për krah. E uruam njëri-tjetrin, por kaq”, është shprehur Ceferin.

div.meta-author { display:none; }