News That Matters

TEKNOLOGJI

Skype kërkon të ndryshojë fatin me një tjetër ridizajnim

Skype kërkon të ndryshojë fatin me një tjetër ridizajnim

TEKNOLOGJI
03/10/2021 10:10 Skype ka përgatitur disa ndryshime të mëdha. Kompania paraqiti atë çfarë pritet të vijë drejt fundit të vitit me në fokus shpejtësia, qëndrueshmëria dhe dizajni. Video thirrje do të marrin një ridizajnim. Ndërfaqe dhe tema të reja po vinë. Ju do të jeni në qendër të ndërfaqes gjatë një thirrjeje megjithëse do të keni opsionin për ta fshehur pamjen tuaj. Mënyra e sistemit të videove do të bëhet në formën e rrjetës dhe jo më përmes videove të minimizuara. Të gjithë ata që janë në thirrje do të paraqiten në ndërfaqe. Tema shumëngjyrëshe gjithashtu po vinë me butona dhe përzierje ngjyrash. Skype do të ridizajnojë edhe Meet Now ku njerëzit mund ti bashkohen thirrjeve pa jenë të regjistruar në Skype e madje pa aplikacionin të instaluar. Shërbimi së shpejti do të ofrohet në t...
YouTube do të bllokoj çdo video anti-vaksinë

YouTube do të bllokoj çdo video anti-vaksinë

TEKNOLOGJI
30/09/2021 09:40 YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë, duke shkuar përtej vendimit për ndalimin e vetëm të atyre përmbajtjeve të rremë të lidhura me vaksinat kundër COVID-19s. Lajmi u njoftua të mërkurën nga vetë kompania. Shembuj të përmbajtjeve që nuk do të lejohen në YouTube përfshijnë pretendimet se vaksina e gripit shkakton humbjen e aftësisë riprodhuese dhe se vaksina e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola, mund të shkaktojë autizëm. Një zëdhënës i YouTube-it tha se kompania do të bllokojë gjithashtu edhe ato kanale të lidhura me aktivistë të njohur kundër vaksinave mes tyre Robert F. Kennedy Jr. dhe Joseph Mercola. Në një email për shtyp publikuar në faqen e tij në internet zoti Mercola shkruante: “Ne jemi të bashkuar në të gjithë botën, nuk do ...
iPhone 13: Apple pranon telashin, thotë se do ta përmirësojë së shpejti

iPhone 13: Apple pranon telashin, thotë se do ta përmirësojë së shpejti

TEKNOLOGJI
29/09/2021 11:02 Gjiganti teknologjik, Apple, ka pranuar se është në dijeni të një telashi i cili po ndal funksionimin e përbashkët të telefonit të ri me orën e kompanisë. Apple ka thënë se po punon në përmirësimin e gabimit. iPhonet e rinj u lansuan të premten. Menjëherë përdoruesit gjetën një problem të vogël me pajisjen: Ajo nuk mund të shfrytëzonte veçorinë që ua lehtëson përdoruesve funksionimin edhe pse mbajnë maska. Veçoria, e prezantuar në prill, ua mundëson përdoruesve që të hapin telefonat nëpërmjet orës Apple. Nëse telefoni vëren se fytyra e përdoruesit është e mbuluar me maskë për shkak të pandemisë, një zile bëhet në “Apple Watch”, dhe nëse kjo pajisje është afër dhe e hapur, telefoni do të hapet vetë po ashtu. Megjithatë, kur përdoruesit morën në duar iPhone 13, gjetën se ...
Google dje festoi ditëlindjen e 23-të

Google dje festoi ditëlindjen e 23-të

TEKNOLOGJI
28/09/2021 09:37 Gjiganti amerikan Google dje ka festuar 23-vjetorin, që edhe nuk është për t’u habitur që kjo ngjarje është shënuar me një tortë dhe qirinj mbi të. Themelimi i kompanisë filloi në vitin 1997, kurse zyrtarisht u hap më 27 shtator të vitit 1998, transmeton Telegrafi. Bashkëthemeluesi Sergey Breen, që në vitin 1997 ishte në studime post-diplomike në universitetin e Stanfordit, kishte takuar bashkëthemeluesin tjetër Larry Page, i cili asokohe mendonte të regjistrohet në atë Universitet. Një vit më vonë së bashku “sollën në jetë shfletuesin e internetit” dhe atë në dhomën e konviktit të Universitetit. “Çdo ditë kemi miliarda kërkime në Google në mbi 150 gjuhë të ndryshme në mbarë botën”, thuhet në kumtesën e Google me rastin e 23-vjetorit. Kjo kompani ka bërë progres të ma...
BE propozon mbushës të njëjtë për të gjithë telefonat, përfshirë iPhonët

BE propozon mbushës të njëjtë për të gjithë telefonat, përfshirë iPhonët

TEKNOLOGJI
26/09/2021 16:14 Në një propozim që mund të ndryshojë ndjeshëm industrinë e telefonave të mençur, Komisioni Evropian ka thënë se USB-C do të bëhet standardi për karikim në të gjitha pajisjet. Kjo përfshin jo vetëm telefona, por edhe tableta, kamera dhe kufje. Komisioni gjithashtu ka sugjeruar që shitja e telefonave dhe mbushësi i tyre duhet të ndahen, në mënyrë që njerëzit të mos përfundojnë me një mori karikuesish për të cilët nuk kanë nevojë dhe të bëhen mbeturina. “Ne i dhamë industrisë shumë kohë për të dalë me zgjidhjet e tyre, tani koha është e pjekur për veprime legjislative për një ngarkues të zakonshëm. Kjo është një fitore e rëndësishme për konsumatorët dhe mjedisin tonë dhe në përputhje me ambiciet tona jeshile dhe digjitale”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive pë...
Shteti evropian iu bën thirrje qytetarëve të saj që të hudhin telefonat kinezë

Shteti evropian iu bën thirrje qytetarëve të saj që të hudhin telefonat kinezë

TEKNOLOGJI
24/09/2021 10:20 Lituania ka bërë thirrje publike për qytetarët e saj që të hudhin telefonat kinezë. Me të njëjtën thirrje, shteti lituanez ka lutur qytetarët që mos të blejnë më telefona kinez. “Rekomandimi ynë është që të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të largoni sa më parë ata që keni blerë” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Abukevicius. Në një raport që ka bërë Qendra Kombëtare e Sigurisë në Lituani, pretendohet se një telefon Xiaomi ka të instaluara mjete censure, ndërsa një model Huawei kishte probleme sigurie. Sipas raportit, shprehjet që potencialisht mund të censurohen nga Xiaomi përfshijnë “Tibeti i Lirë”, “Jetoftë gjatë pavarësia e Tibetit” dhe “lëvizja për demokraci
Mbi 200 emoji të reja nga viti 2022

Mbi 200 emoji të reja nga viti 2022

TEKNOLOGJI
23/09/2021 08:42 Nga fasulet e kuqe, tek figura e baterisë së ulët, apo buzës që kafshohet në mënyrë seksi, apo foletë pa vezë brenda, ‘Unicode Consortium’ premton më shumë se 200 emoji të reja që do jenë në telefona prej 2022-it. Pritet që risitë të aplikohen në fillim të vitit të ri dhe të gjithë mezi po e presin këtë moment. Pjesë e këtyre emoji-s do jenë edhe 37 buzëqeshje të pa publikuara deri tani. Emojipedia, ka zbuluar pamjen e parë të disa prej tyre me anë të postimeve në Twitter.
Apple njeh territorin e Kosovës me sistemin e ri operativ

Apple njeh territorin e Kosovës me sistemin e ri operativ

TEKNOLOGJI
21/09/2021 10:49 Gjiganti teknologjik, Apple, e ka njohur territorin e Kosovës në hartë me sistemin e ri operativ, të lansuar të hënën. Për dallim nga softuerët e kaluar, me sistemin iOS15 tek iPhone kufijtë e Kosovës shënohen me vijë të plotë e jo të ndërprerë. Sistemi iOS15 është lëshuar në të njëjtën kohë me telefonin e ri, iPhone 13. Ky sistem përkrahet edhe nga telefonat më të vjetër, që nga ai iPhone 6s.
579 sulme “për të thyer një fjalëkalim” ndodhin çdo sekondë, thotë Microsoft

579 sulme “për të thyer një fjalëkalim” ndodhin çdo sekondë, thotë Microsoft

TEKNOLOGJI
21/09/2021 09:25 Sipas Microsoft, 579 sulme “për të thyer një fjalëkalim” ndodhin çdo sekondë, duke shtuar se bëhet fjalë për deri në 18 miliardë sulme në vit. Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët e sigurisë kibernetike kanë thënë se “gjëja më e dobët” që shfrytëzojnë ata është sjellja njerëzore – tendenca jonë për të ripërdorur të njëjtën fjalëkalim nëpër llogari, në mënyrë që të mbahet mend lehtë, ose të krijojmë modele për fjalëkalime të ndryshme që hakerët e kanë më të lehtë të marrin me mend. “Fjalëkalimet e dobëta janë pika hyrëse për shumicën e sulmeve në llogaritë e ndërmarrjeve dhe konsumatorëve”, ka thënë Vasu Jakkal, nënkryetari i korporatës i sigurisë,…, në një postim në blog të mërkurën. Andaj Microsoft duket se është duke udhëhequr në përpjekjen e saj ...
div.meta-author { display:none; }