News That Matters

TEKNOLOGJI

Më parë ishte vetëm për llogaritë me shumë ndjekës, tani Instagrami e ofron këtë opsion për të gjithë

Më parë ishte vetëm për llogaritë me shumë ndjekës, tani Instagrami e ofron këtë opsion për të gjithë

TEKNOLOGJI
13/11/2021 12:19 Link Stickers iu shtuan Instagram-it në gusht, për t’ju lejuar të përfshini hiperlinks në Stories në formën e stickers, duke zëvendësuar Swipe Up, që ishte mënyra se si përdoruesit e Instagramit mund të lidheshin më parë me faqet e jashtme të internetit nga Stories e tyre. Shtimi i linkeve ka qenë deri më tani një funksion i kufizuar në llogaritë e verifikuara ose llogaritë me një numër ndjekësish 10 mijë e sipër. Ndërsa tani ky opsion do të jetë i disponueshëm për të gjithë në platformë. Sipas rrjetit social, Link Stickers janë të dobishme për këdo, nga bizneset që lidhen me produktet e tyre deri tek aktivistët që lidhen me burimet e jashtme. Instagram pranoi se çdokush mund të përfitojë nga ndarja e linkeve për t’u angazhuar me ndjekësit e tyre. Ai gjithashtu thotë ...
Studimi: Mashtruesit vozisin Audi

Studimi: Mashtruesit vozisin Audi

TEKNOLOGJI
12/11/2021 08:45 A vozitë veturë të markës “Audi” miku juaj? Nëse po, atëherë duhet të keni kujdes të shtuar. Një anketim i kamotshëm, i kryer nga sajti me bazë në Britani, “Illicit Encounters”, ka zbuluar se vetura Audi është më e zakonshmja tek anëtarët e vet. Nga 800,000 anëtarë të anketuar, 22% prej meshkujve mashtrues kanë deklaruar se vozisin Audi. Vozitësit e veturave BMW, Mercedes Benz dhe Volvo janë renditur në vendin e dytë, tretë dhe katërt, ndërkaq vozitësit e veturave Volkswagen në vendin e pestë. Sa i përket asaj se çfarë vetura vozisin meshkujt besnikë, studimi ka konstatuar se pronarët e veturave Nissan dhe Jaguar janë më besnikët.
WhatsApp tani do të funksionojë dhe pa internet

WhatsApp tani do të funksionojë dhe pa internet

TEKNOLOGJI
11/11/2021 20:22 WhatsApp do të sjellë një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të përdorin aplikacionin pa internet. Do të thotë që përdoruesit e Android dhe iOS do të mund të hapin WhatsApp Web në desktop edhe nëse telefoni celular nuk ka lidhje interneti. Megjithatë, për të aktivizuar këtë veçori, përdoruesit duhet të zgjedhin programin ‘beta’ në versionin e desktopit. Në vazhdim, do të shihni ‘BETA’ në këndin e sipërm majtas, pranë imazhit të profilit tuaj. Më pas, do të mund të komunikoni me mesazhe edhe nëse telefoni është i fikur. Sidoqoftë, nëse i dërgoni një mesazh të padëshiruar një personi dhe dëshironi ta fshini, nuk do të jeni në gjendje ta fshini akoma. Duhet të hapni aplikacionin në telefonin tuaj për të fshirë tekstin. Gjithashtu, nëse telefoni është i fikuar për ...
Squid Game” po rikthehet me sezonin e dytë

Squid Game” po rikthehet me sezonin e dytë

TEKNOLOGJI
09/11/2021 14:44 Tashmë gjithçka është zyrtare. Seriali që po bën bujë të madhe “Squid Game” do të rikthehet me sezonin e dytë. Për shkak të suksesit global, krijuesi e regjisori Hwang Dong-hyuk u shpreh se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se ta vazhdonin atë. “Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë të serialit. Tashmë kam filluar të mendoj për të. Aktualisht jam në procesin e planifikimit. Por unë mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Kështu që për momentin do t’ju premtoj këtë, Gi-hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka më shumë për botën”, tha ai gjatë një ngjarjeje speciale në Los Angeles.
Si i bën paratë Facebook?

Si i bën paratë Facebook?

TEKNOLOGJI
07/11/2021    09:56 Pavarësisht se ka mbi dy miliardë përdorues në platformën e saj, Facebook në të vërtetë nuk fiton para në përmbajtje ose direkt përmes bazës së përdoruesve të tij. Në vend të kësaj, Facebook bën miliarda përmes reklamimit digjital, pasi Facebook ka diçka që kompanitë me të vërtetë duan, qasje në miliarda njerëz në mbarë globin që mund të blejnë produktet ose shërbimet e tyre. Në përgjithësi, kompania fiton rreth 85% të parave të saj nga reklamimi Lexo Edhe: Mgid Mgid "Kush të pëlqen prej banorëve", DJ PM e vë në siklet Sarën - Gazeta Express Nëse presioni është 140/90 - enët e gjakut duhet të pastrohen Facebook është një gjigant i mediave sociale, me 2.23 miliardë përdorues aktivë të angazhuar dhe 400 përdorues të rinj që regjistrohen për të përdorur rrjetin çdo mi...
Facebook paguan 20 milionë dollarë për të përdorur emrin “Meta”?

Facebook paguan 20 milionë dollarë për të përdorur emrin “Meta”?

TEKNOLOGJI
05/11/2021 12:52 Një kompani e njohur mund të hasë në probleme gjatë procesit të mbrojtjes së emrit. Javën e kaluar, Facebook njoftoi një ndryshim në markë, në të cilën kompania tani e quan veten Meta. Ndryshimi i emrit mund t’i kushtojë shtrenjtë Facebookut. Duket se në muajin gusht, një kompani startup PC ka paraqitur një kërkesë për mbrojtjen e emrit “Meta”. Kjo kompani ka shitur produkte nën markën Meta PC që nga nëntori i vitit 2020, raporton businessinsider. Facebook, nga ana tjetër, ka paraqitur kërkesën për ndryshimin e emrit më 28 tetor. Ende nuk është miratuar asnjë kërkesë, që do të thotë se emri mund të luftohet para gjykatave. Megjithatë, mediat përmendin se themeluesit e kompanisë Meta PC janë të gatshëm të heqin dorë nga ky emër nëse Mark Zuckerberg u paguan 20 milionë ...
Bien Facebook, Instagram dhe Messenger

Bien Facebook, Instagram dhe Messenger

TEKNOLOGJI
03/11/2021 20:15 Tre aplikacionet më të famshme të Meta janë jashtë funksionit. Kështu raportohet nga mijëra përdorues. Përdorues në Nju Jork, Los Angeles dhe Phoenic, thonë se kishin probleme me qasjen në llogaritë e tyte. Instagram thuhet të ketë më së shumti probleme, ndjekur nga Facebook dhe Messenger. Probleme gjithashtu u shfaqën edhe te përdorues në Europë, Azi dhe Australi. Nuk dihet se çka shkaktoi rënien e platformave sociale ose sa kohë do të duhet për rikthimin e tyre. Kjo rënie e kësaj të mërkure është e dyta për Facebok dhe Messenger në më pak se një muaj. Platformat nuk funksionuan më 4 tetor dhe duheshin orë të tëra për t’i rifunksionalizuar.
WhatsApp do të ndalojë së punuari në miliona telefona të vjetër nga sot

WhatsApp do të ndalojë së punuari në miliona telefona të vjetër nga sot

TEKNOLOGJI
01/11/2021 16:10 WhatsApp do të ndalojë së punuari në miliona telefona të vjetër nga sot, 1 nëntor. Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook po ndalon mbështetjen për versionet më të vjetra të sistemeve operative iOS dhe Android. Kjo do të thotë se ata nuk do të marrin më mbështetje sigurie dhe softuerësh që mund të rezultojnë në gabime ose shfrytëzime sigurie. Nëse keni një nga modelet më të vjetra të prekura dhe dëshironi të vazhdoni të përdorni WhatsApp, do t’ju duhet të përditësoni sistemin tuaj operativ. Megjithatë, në disa raste, mund t’ju duhet të “përditësoni të gjithë telefonin tuaj”. Kështu, WhatsApp do të ndalojë së punuari në deri në 43 modele të ndryshme të smartfonëve pasi ndryshon kërkesat. Sipas seksionit FAQ në faqen e saj të internetit, WhatsApp thotë se njer...
Cili është kuptimi i “Meta”, emrit të ri te Facebook-ut

Cili është kuptimi i “Meta”, emrit të ri te Facebook-ut

TEKNOLOGJI
29/10/2021 12:37 Shefi i gjigantit amerikan “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se e ka ndryshuar emrin e kompanisë. Ky ndryshim është pjesë e një plani të madh të firmës për zhvillimin e një bote virtuale, por kritikët thonë se kjo është një përpjekje për ta larguar vëmendjen nga kundërthëniet e fundit. A do të ndërrojë vërtet emri “Facebook”? Kompania “Facebook” e ka ndërruar emrin në “Meta”, por aplikacioni si rrjet social do ta ketë përsëri emrin e vjetër, shkruan faqja australiane e lajmeve, Abc.net. Çfarë është “metaverse”? Emri i ri është marrë nga fjala “metaverse”, që përdoret për të përshkruar një botë virtuale, në të cilën mund ta fusni veten dhe të bëni – në teori – pothuajse gjithçka. Filmat si “Matrix”, “Ready Player One” dhe “Tron” e eksplorojnë këtë koncept, i c...
Facebook ndërron emrin

Facebook ndërron emrin

TEKNOLOGJI
28/10/2021 21:28 Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka njoftuar se ka ndërruar emrin kompanisë në “Meta”. Ky vendim ishte pjesë e një ndryshimi strategjik për të theksuar zhvillimin e botës virtuale ndërkohë që biznesi kryesor i rrjetit social është në krizë. “Nga tash e tutje, ne së pari do të quhemi si metaverse, jo Facebook. Facebook është një nga produktet më të përdorura në botë. Por çdo ditë e më shumë ajo nuk përfshin gjithçka që bëjmë ne. Aktualisht, marka jonë është aq e lidhur ngushtë me një produkt sa që nuk mund të përfaqësojë gjithçka që ne po bëjmë”, tha Zuckerberg
div.meta-author { display:none; }