News That Matters

TEKNOLOGJI

iPhone i ri do të mund të ketë dy “hapje” për sensorët në ekran

iPhone i ri do të mund të ketë dy “hapje” për sensorët në ekran

Storiet Kryesore, TEKNOLOGJI
13\01\2022 16:12 Burime të ndryshme pretendojnë që kompania amerikane Apple, do të implementojë dizajnin me dy hapje të iPhone të ri. Prej kohësh qarkullojnë informacione se fytyra nga ekrani do të largohet nga seria e iPhone 14, transmeton Telegrafi. Megjithatë, debate të shumta po zhvillohen rreth asaj se çfarë do të bëjë Apple me kamerën ballore dhe me sensorin për Face ID. Sipas Ross Young, konsulent dhe analist në industrinë e ekraneve, iPhone 14 Pro do të ketë dy hapje – i ashtuquajturi “punch hole” si dhe hapja shtesë pranë saj. Këto lloj hapje për sensorët në ekran, e konfirmojnë edhe fotografitë e panelit të ekranit që janë shfaqur në internet. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me sensorin e Face ID, e disa pretendojnë se ai nuk do të largohet para vitit 20...
Viber vjen me një opsion të ri

Viber vjen me një opsion të ri

TEKNOLOGJI
12/01/2022 12:24 Aplikacioni i njohur, Viber, ka bërë një ndryshim sa i përket mundësisë për t’iu përgjigjur mesazheve të dërguara ngjashëm si me disa nga aplikacionet tjera. Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga faqja e “Viber” në rrjetin social ‘Twitter’. Tashmë përdoruesit e këtij aplikacioni do të kenë mundësin të zgjedhin disa emoji për t’iu përgjigjur mesazheve. Emojit që mund të zgjidhni janë: zemra, të qeshurat, i befasuar, i mërzitur dhe zemërimit.
TikTok po teston një veçori të re të ngjashme me ‘retweet-in’ e Twitter

TikTok po teston një veçori të re të ngjashme me ‘retweet-in’ e Twitter

TEKNOLOGJI
10/01/2022 20:35 TikTok po teston një veçori të re të ngjashme me retweet-in e Twitter. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, funksioni i lejon përdoruesit të ndajnë përmbajtje me ndjekësit pa pasur nevojë të dërgojnë video një nga një. Butoni i ri shfaqet në seksionin “Share”, ku aktualisht gjeni opsionet për të ndarë përmbajtjen me ndjekës të veçantë ose në aplikacione të tjera si WhatsApp ose Instagram. Megjithatë, ka disa dallime të mëdha në butonin e retweet-it të Twitter. Funksioni i ri nuk do ta shtojë videon e ripostuar në profilin tuaj, sipas TechCrunch; do të shfaqet vetëm në burimet “For You” të ndjekësve tuaj. Sipas TechCrunch, kjo është krijuar për të parandaluar që krijuesit të abuzojnë me veçorinë duke promovuar videot e njëri-tjetrit. Butoni i ri është duke u ...
Franca gjobit Google-n dhe Facebook-un me 210 milionë euro

Franca gjobit Google-n dhe Facebook-un me 210 milionë euro

TEKNOLOGJI
08/01/2022 16:12 Mbikëqyrësi francez i privatësisë së të dhënave ka gjobitur kompanitë Google dhe Facebook me 210 milionë euro të kombinuara, pasi ua ka bërë të vështirë përdoruesve për të ndaluar kompanitë që të ndjekin aktivitetin e tyre në internet. Komisioni Kombëtar (CNIL) tha të enjten se kishte gjobitur Google me një rekord prej 150 milionë eurosh për faktin se ua kishte vështirësuar përdoruesve të internetit të refuzonin cookies. Komisioni po ashtu e gjobiti Facebook-un me 60 milionë euro për të njëjtën arsye. “Kur pranoni skedarë ‘cookie’, kjo bëhet vetëm me një klikim. Refuzimi i cookies duhet të jetë po aq i lehtë sa pranimi i tyre”, tha Karin Kiefer, kreu i mbrojtjes së të dhënave dhe sanksioneve të CNIL. Mbikëqyrësi tha se faqet e internetit facebook.com, google.fr dhe ...
Koncepti i ri i veturës elektrike Mercedes – ajo përshkron njëmijë kilometra me një karikim të baterisë

Koncepti i ri i veturës elektrike Mercedes – ajo përshkron njëmijë kilometra me një karikim të baterisë

LAJME, TEKNOLOGJI
04\01\2022 16:04 Mercedes-Benz ka prezantuar zyrtarisht konceptin elektrik Vision EQXX. Është një koncept elektrik që në periudhën e ardhshme do të marrë versionin e tij të prodhimit. Gama e konceptit është një mijë kilometra me një karikim të baterisë dhe kaq mjafton për të kaluar rrugën nga Berlini në Gjermani në Paris në Francë pa pasur nevojë për karikim. Kapaciteti i baterisë nuk u zbulua, por u konfirmua se ishte më pak se 100 kWh. Dihet gjithashtu se bateria ka një volum 50 për qind më të vogël dhe është më e lehtë se ajo e modelit EQS. Gjithashtu, tensioni maksimal i sistemit është 900 volt, dhe bateria dhe korniza që e bartë atë peshojnë 495 kilogramë. Koncepti fuqizohet nga një motor elektrik që zhvillon 201 kuaj fuqi dhe lëvizja është aq efikase sa që 95 për qind e ene...
Lojërat dhe ngjarjet e lojërave që shënuan vitin 2021

Lojërat dhe ngjarjet e lojërave që shënuan vitin 2021

TEKNOLOGJI
02/01/2022 Kemi arritur në fund të vitit 2021 dhe është koha të përmendim lojërat, ngjarjet dhe pajisjet që shënuan këtë vit. Ju mund të shihni një përmbledhje të teknologjisë në 2021 në këtë link, dhe kur bëhet fjalë për lojërat – industria ka vazhduar me ritmin e saj, pavarësisht nga pandemia COVID-19. Gjatë vitit kemi marrë një numër të madh lojërash fantastike për platforma të ndryshme, duke përfshirë PC, konzolla, por edhe pajisje mobile. Ne e krijuam retrospektivën sipas muajve për ta bërë më të qartë dhe është e sigurt që për disa lojtarë mund të ketë qenë e rëndësishme një lojë që nuk e kemi përfshirë në këtë listë. Janar Hitman 3 lëshuar për PC dhe konzolla Shkurt Google mbylli divizionin e saj të lojërave dhe argëtimit të Stadia Electronic Arts bleu Codemasters për 1.2 mil...
Këto janë aplikacionet më të njohura, pas TikTok

Këto janë aplikacionet më të njohura, pas TikTok

TEKNOLOGJI
01/01/2022 16:06 Apptopia ka publikuar një renditje vjetore të aplikacioneve më të njohura. Sipas statistikave, softueri më i njohur gjatë vitit 2021 ishte ai që shfaqet rregullisht në media. Lista e kombinuar e aplikacioneve për Android dhe iOS tregon se aplikacioni celular më i popullarizuar në botë ishte TikTok. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Instagram dhe Facebook, të ndjekur nga WhatsApp dhe Telegram në vendin e katërt dhe të pestë. Në vendet tjera janë Snapchat, Zoom, Messenger, CapCut dhe Spotify. I sapoardhuri në këtë listë, krahasuar me vitin e kaluar, është CapCut – një program për përpunimin e videove. Programi është në pronësi të ByteDance (gjithashtu pronar i TikTok), dhe aplikacioni është krijuar posaçërisht për shërbimin popullor. Është interesante se një studim ...
Samsung: Galaxy Flip 3 bëri që shumë njerëz të ndërrojnë telefonat inteligjentë

Samsung: Galaxy Flip 3 bëri që shumë njerëz të ndërrojnë telefonat inteligjentë

TEKNOLOGJI
30\12\2021 17:11 Sipas Samsung, tregu për telefonat inteligjentë të palosshëm pritet të rritet dhjetëfish deri në vitin 2023. Telefoni më i ri i palosshëm i Samsung, Galaxy Flip 3, po shitet mirë. Kompania pretendon se ka dërguar 4 herë më shumë pajisje të palosshme këtë vit sesa në vitin 2020. Veçanërisht Flip 3 ka hasur në një interes të madh. Në mënyrë të veçantë, më shumë përdorues kaluan nga markat e tjera në Samsung për shkak të Flip 3 sesa për shkak të telefonave kryesorë të kompanisë, tha prodhuesi koreano-jugor në një deklaratë për shtyp. 150 për qind rritje të përdoruesve Samsung nuk jep shifra specifike, por Flip 3 ka shtyrë 150 për qind më shumë përdorues të kalojnë në Samsung në krahasim me Galaxy Note 20 dhe 140 për qind më shumë se Galaxy S21, thonë ata. Sipas pr...
TikTok kalon Google, bëhet destinacioni më i popullarizuar në botë

TikTok kalon Google, bëhet destinacioni më i popullarizuar në botë

Storiet Kryesore, TEKNOLOGJI
26/12/2021 12:18 Aplikacioni viral i videove, TikTok, ka marrë më shumë vizita sesa motori amerikan i kërkimit, Google, në vitin 2021, sipas Cloudflare, një kompani e sigurisë IT. Renditja tregon se TikTok e rrëzoi Google nga vendi i parë në shkurt, mars dhe qershor të këtij viti dhe ka mbajtur pozicionin numër një që nga gushti. Vitin e kaluar Google ishte i pari dhe një numër faqesh, me TikTok, Amazon, Apple, Facebook, Microsoft dhe Netflix, të gjitha në top 10. Cloudfare tha se gjurmon të dhënat duke përdorur mjetin e tij Cloudflare Radar, i cili monitoron trafikun në internet. Besohet se një nga arsyet e rritjes së popullaritetit të Tiktok është për shkak të pandemisë COVID, pasi bllokimet nënkuptonin se njerëzit ishin të mbërthyer në shtëpi dhe kërkonin argëtim. Deri në korr...
Rritet vlera e Apple, kompania kap shifrën e tre trilionëve

Rritet vlera e Apple, kompania kap shifrën e tre trilionëve

TEKNOLOGJI
26/12/2021 07:00 Gjiganti i teknologjosë Apple është në prag të një tjetër momenti të rëndësishëm historik. Prodhuesi i iPhone është pranë arritjes së një vlere tregu prej më shumë se 3 trilionë dollarë. Aksionet e Apple janë rritur me më shumë se 35% vetëm këtë vit. Kompania ka përfituar miliarda dollarë nga kërkesa në rritje për iPhone 13 dhe modele të tjera më të vjetra, si dhe shërbimet e tjera si Apple Music, Apple TV+, iCloud dhe App Store i saj i njohur. Vlera e tregut e Apple për herë të parë kaloi pragun e 1 trilion dollarëve, në gusht të vitit 2018 dhe kaloi 2 trilionë dollarë në gusht të vitit 2020, duke e kthyer atë në një prej kompanive më të vlefshme në botë. Për krahasim, Microsoft tani vlen rreth 2.6 trilionë dollarë dhe vlera e Google është rreth 2 trilionë dollarë. M...
div.meta-author { display:none; }