News That Matters

Storiet Kryesore

Evakuimi nga Izraeli, mbërrin avioni i parë në Rinas me 40 pasagjerë, ka edhe nga Kosova

Evakuimi nga Izraeli, mbërrin avioni i parë në Rinas me 40 pasagjerë, ka edhe nga Kosova

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës, në mesin e tyre ka edhe kosovarë. Ministria për Evropën e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njofton se avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë. Pasagjeratë janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani “Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për t...
Kallëzim penal ndaj ministres Nagavci dhe 10 zyrtarëve të MASHT-it

Kallëzim penal ndaj ministres Nagavci dhe 10 zyrtarëve të MASHT-it

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Një kallëzim penal është ngritur ndaj ministres së Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, katër zyrtarëve tjerë në këtë ministri, dy mësimdhenësve të lëndës së matematikës dhe Anëtarëve të Komisionit të Ankesave të nëpunësve publikë dhe ankesave tjera në këtë ministri. Sipas kallëzimit penal ata dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar. Kallëzimi penal është ngritur nga Shtëpia Botuese “Luarasi”, duke pretenduar se të akuzuarit kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëlim të përfitimit të dobisë pasurore tjetrit dhe duke i shkaktuar dëm Shtëpisë Botuese në fjalë. Fillimisht Shtëpia Botuese “Luarasi” kishte ngritur kallëzim penal ndaj Fatos Osmanit, këshilltar politik në Kabinetin e Ministres Arbërie Nagavci dhe ndaj Feime ...
Ku do të mund të udhëtoni pa viza nga 1 janari 2024 dhe cilat janë kushtet

Ku do të mund të udhëtoni pa viza nga 1 janari 2024 dhe cilat janë kushtet

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ambasada gjermane ka njoftuar se nga 1 janari 2024, kosovarët që kanë pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Ne cilat shtete ju mund të udhëtoni pa viza? “Me një pasaportë biometrike të vlefshme të Kosovës mund të udhëtoni pa viza në vendet e mëposhtme të BE-së: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Letoni, Lituani , Luksemburg, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni dhe Suedi. Gjithashtu mund të udhëtoni në vendet e Shengenit: Zvicër, Norvegji, Lihtenstein dhe Islandë. Ju nuk mund të udhëtoni në Spanjë. Duhet të keni gjithmonë informacion për qëllimin e vizitës suaj, vendin e akomodimit/ku do të qëndroni gjatë vizitës, biletat kthy...
Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se informatat preliminare të autoriteteve të Kosovës tregojnë se shumica dërmuese e personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë ose pjesëtarë të organizatës, Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore – të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në qershor të këtij viti. Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues. Sipas Kurtit, çështja më e rëndësishme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshkimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës. “Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë, e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht, z...
Arsyetimi qesharak i Vuçiq-it për terroristët serbë: Ata donin t’u shpërndanin armë qytetarëve për t’u mbrojtur

Arsyetimi qesharak i Vuçiq-it për terroristët serbë: Ata donin t’u shpërndanin armë qytetarëve për t’u mbrojtur

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq konfirmoi se shërbimet serbe po rindërtojnë atë që ndodhi më 24 shtator në Banjskë, kur një grup terroristësh të uniformuar u përplas me policinë e Kosovës, duke vrarë një polic. Duke folur për mënyrën se si filloi gjithçka, Vuçiq tha në një paraqitje të ftuar në TV Happy se një grup serbësh fillimisht vendosën dy kamionë nëpër urë, pra një barrikadë, por edhe se dyshohet se mes tyre ishin vendosur eksplozivë. Mirëpo, mbrëmë presidenti serb për herë të parë deklaroi se kamionët ishin vendosur që të mund të shkonin më lehtë në shtëpitë e tyre dhe ndoshta t’ua shpërndanin një pjesë të armëve disa banorëve, në mënyrë që ata t’i rezistonin terrorit të cilin ai vazhdimisht pretendon se po ia bën Qeveria e Kosovës serbëve që jetojnë në Kosovë. ...
Gjigantit Vali Ranch në Gjilan i shtohet edhe një objekt madhështor

Gjigantit Vali Ranch në Gjilan i shtohet edhe një objekt madhështor

KOSOVË, KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
Në kompleksin turistik dhe qendrën e kongreseve VALI RANCH në Gjilan, sot në praninë e shumë personaliteteve, afaristë nga Zvicra dhe Kosova, iu vu gurthemeli edhe një objekti të ri për evente. Bëhet fjalë për një investim të radhës nga afaristi shumë i suksesshëm në Zvicër dhe në Kosovë, njëherit President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, z. Fehmi Fetahi. Objekti i ri do ketë rreth 3000 metra katrorë dhe, pjesa më e madhe do jetë konstruksion metalik dhe xham. Në vizualizimin e projektit, të pranishmit u entuziazmuan nga pamjet e një kopshti të bukur plot lule dhe palma. Në këtë objekt do mbahen dasma dhe evente nga më të ndryshmet, nën qiell të hapur, me mundësi mbulimi automatik, varësisht nga kushtet klimatike. Ky investim i Fehmi dhe Sar...
Lidhja Shqiptare në Botë ngushëllon familjen e policit Afrim Bunjakut që ra heroikisht, në mbrojtje të Atdheut

Lidhja Shqiptare në Botë ngushëllon familjen e policit Afrim Bunjakut që ra heroikisht, në mbrojtje të Atdheut

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Një delegacion i Lidhjes Shqiptare në Botë, udhëhequr nga Kryetari Nazmi Jakurti, Sekretari i përgjithshëm Ylber Durmishi dhe afaristi i sukseshëm nga Gjermania Afrim Imeri, vizitoi sot familjen e Heroit më të ri të Republikës së Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në krye të detyrës, në mbrojtje të Atdheut. Me këtë rast Lidhja Shqiptare në Botë ia ndau Heroit Afrim Bunjaku, post mortum, mirënjohjen „Nderi i Kombit“ me motivacion: Për sakrificën më sublime, rënjen heroike në krye të detyrës, në mbrojtje të Atdheut. Mirënjohja iu dorëzua të birit të Heroit, Fatlumit.
Shitet për shifrën marramendëse mikrofoni që Cardi B qëlloi fansen në koncert

Shitet për shifrën marramendëse mikrofoni që Cardi B qëlloi fansen në koncert

BOTË, KURIOZITETE, LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
Dy javë pasi reperja Cardi B mori vëmendjen e mediave pasi gjuajti me mikrofon një fanse, është shitur në eBay për pothuajse 90 mijë euro. Për një verë të pa harrueshme! Na kontaktoni: +355695599916 Rruga e Detit, Golem, Albania Mikrofoni u hodh në ankand nga pronari i një kompanie, i cili tha se të gjitha fitimet shkojnë për bamirësi. Scott Fisher tha për CBS se fillimisht kishte shpresuar se oferta do të arrinte në katër mijë euro.
Rama: Kam informata se pas orës 12 të natës, çdo e 2/3 veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur

Rama: Kam informata se pas orës 12 të natës, çdo e 2/3 veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka marrë informata nga drejtori i Policisë se pas mesnatës në kryeqytet çdo e dyta ose e treta veturë është e armatosur. Kjo sipas tij është alarmante, prandaj edhe ka kërkuar koordinim ndërmjet institucioneve. Rama tregoi për hapat që ai ndërmori pas vrasjes në lokalin “Bon Vivant” në qendër të qytetit të premten. Këto komente ai i bëri pas takimit me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Për një verë të pa harrueshme! Na kontaktoni: +355695599916 “Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të Policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka dojnë me ...
Mjekët e Spitalit të Mitrovicës me peticion për shkarkimin e menaxhmentit në krye me Luljeta Zhubin

Mjekët e Spitalit të Mitrovicës me peticion për shkarkimin e menaxhmentit në krye me Luljeta Zhubin

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Mjekët në Spitalin e Mitrovicës nuk janë të kënaqur me menaxhimin e spitalit nga drejtoresha e përgjithshme Luljeta Zhubi dhe drejtori shëndetësor Bashkim Hasani. Këto pakënaqësi 17 mjekë i kanë vendosur në një letër dhe peticion i cili po vazhdon të nënshkruhet edhe sot, shkruan Gazeta Shneta. Për një verë të pa harrueshme! Na kontaktoni: +355695599916 Sipas mjekëve që e kanë nënshkruar këtë peticion, në Spitalin e Mitrovicës është rritur numri i pacientëve në listën e pritjes për ndërhyrje me laparaskopi për shkak se salla nuk është duke funksionuar. Poashtu menaxhmenti nuk e ka funksionalizuar mjekimin intensiv në spital, ndonëse ka kapacitete. “Edhe përkundër kërkesave tona të vazhdueshme, vazhdojmë të ballafaqohemi me mungesa të instrumentariumit te sallat operative dhe...
div.meta-author { display:none; }