
Humanizmi në vepër – Nxënëset e SHMLM “Dr.Xheladin Deda” , vizitojnë klinikën e Onkologjisë në QKUK me plot dhurata
"Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe." - Nënë Tereza
Sot në Klinikën e Onkologjisë në QKUK ndodhi një ngjarje e mrekullueshme dhe jo e zakonshme deri më tash. Jo e zakonshme, sepse për herë të parë nxënëset e një shkolle në mënyrë kolektive vizituan këtë klinikë dhe me plot dashuri e humanizëm mblodhën dhurata për fëmijët me kancer dhe veç tjerash dhuruan flokët e tyre të prera për vajzat që vuajnë nga kjo sëmundje e që me flokët e tyre atyre do t'u bëhen paruke si pasojê e rënies së flokëve gjatë kimioterapisë. E këtë gjest kaq të vogël sipas nxënëseve, por shumë i madh për vajzat me kancer, e bënë nxënëset e SHMLM " Dr. Xheladin Deda" në Mitrovicë, nën përkujdesjen e mësimdhënëseve, Ajete Miftari e Blerta Aliu, dhe drejtoreshës së shkol...