News That Matters

Storiet Kryesore

Edhe dy muaj paraburgim ndaj “Llune”, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

Edhe dy muaj paraburgim ndaj “Llune”, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke ia vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Millun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, i cili është i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me numër PPS.nr.103/22, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M edhe për dy muaj, gjykata ka marr aktvendimin me numër PPPS.nr.63/22 të datës 10.11.2023, me të cilën është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M deri m...
Ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Mora fjalë” në “Air Albania”: Këngë e tmerrshme

Ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Mora fjalë” në “Air Albania”: Këngë e tmerrshme

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, SPORT, Storiet Kryesore
“Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Është një këngë e tmerrshme, çohu Adem, pa lidhje, s’ka lidhje, zero”, është shprehur Manjani. “Por ama po ta thuash këtë publikisht, do të thotë që ti ke përdhosur historinë”, ka thënë Manjani, në një intervistë me GogoCast. Më tutje ai ka kërkuar t’i shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit. “Mund të më shpjegoje dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit? Pa lidhje”, kështu ka qenë reagimi i tij.
Gëzuar ABC-ja

Gëzuar ABC-ja

ARSIMI, KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Të dashur nxënës,studentë, mësues, arsimtar, profesorë, pedagogë e ju punëtor të arsimit,Kongresi i Manastirit i vitit 1908, me 22 Nëntor,e ndriti historinë tonë mbarëkombëtare për shqiptarët, ku u vënë themelet e shkronjave shqipe, që u bënë dritë për gjithë shqiptarët.Respekt të veçant të gjithë pishtarëve të arsimit dhe iluministëve për punën e bërë me aq sakrificë! Njëherit, Urime dita e alfabetit të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e janë, me dëshirë që këte identitet një gjuhë, një komb, e një flamur ta ruajmë duke avansuar sa të jemi gjallë gjenerat pas gjenerate.Themeli i çdo mirësie është dituria, dituria e fituar nga shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe është më shkencore, po edhe më e dashur për ata që shkruajnë e flasin gjuhën shqipe. ...
Projektet dhe investimet nuk kanë të ndalur në SHMLM “Dr. Xheladin Deda”

Projektet dhe investimet nuk kanë të ndalur në SHMLM “Dr. Xheladin Deda”

ARSIMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Sot u bë përurimi i radios "Agmia" në shkollën e mesme të lartë të mjekësisë "Dr. Xheladin Deda" në Mitrovicë, në kuadër të Projektit: Veprim Kundër Diskriminimit për të Gjithë. Implementues: Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe IPKO Foundation Në përurim ishin prezent edhe nxënësit e grupit Agmia i cili ishte pjesemarrës në trajnimet e organizuara nga KEC dhe IPKO Foundation së bashku me profesoreshat e nderuara Shemsije Zeqiri dhe Hadije Ademi Ferati Kjo radio ishte si donacion nga KEC dhe Ipkofondation por një pjese u mbështet edhe nga Këshilli i Prindërve të shkollës sonë me kryetarin Shaban Salihu të cilët na përkrahën në implemetimin e kesaj radioje. Po ashtu në përpilimin e projektit përpos prof.Shemsije Zeqiri dhe Hadije Ademi, mori pjesë edhe prof. Ylber Dur...
Incident në Leposaviq: Policia gjuan me armë në drejtim të veturës që tentoi t’i godas

Incident në Leposaviq: Policia gjuan me armë në drejtim të veturës që tentoi t’i godas

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Në orët e para të së mërkurës, ka ndodhur një incident në Leposaviq, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri që dyshohet se janë shkrepur nga dy zyrtarë policorë që po intervenonin në një rast. Rasti ka ndodhur pasi policët e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë kanë dhënë urdhër që një veturë të ndalojë, shoferi is ë cilës më pas tentoi t’i godas. Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se gjithçka ka ndodhur në orën pas mesnate,  kur njësia policore ishte nën vëzhgimin e veturës, që dyshohet se po bartte emigrantë në mënyrë të kundërligjshme. Intervenimi i zyrtarëve policorë ishte i shpejtë, por shoferi i dyshuar shpërfilli urdhrat e Policisë pasi zbriti nga automjeti emigrantët dhe më pas në tentativë për të ikur, dyshohet se i ka rrezikuar policët. Sipas inform...
Ky është ortopedi që u emërua zëvendësues i drejtorit në Spitalin e Mitrovicës

Ky është ortopedi që u emërua zëvendësues i drejtorit në Spitalin e Mitrovicës

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Specialisti i ortopedisë, Enver Beqiri është emëruar zëvendësues i drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, shkruan Mitropol. Beqiri është emëruar në këtë detyrë pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Luljeta Zhubi-Buqinca, kanë bërë të ditur burime të gazeta Shneta. Zhubi-Buqinca dha dorëhqje disa ditë pasi Agjencia Antikorrupsion vlerësoi konflikt interesi për punësimin e djalit të dajës së saj në spital. Megjithatë ajo ka mohuar se dorëheqja lidhet me këtë rast. “K.J. kontrata ju ka ndërpre me dt.06.11 dhe ju ka dërgu SHSKUK dhe Agjencionit Antikorrupsion. Dorëheqja ime nuk ndërlidhet më këtë. Unë kam respektu kërkesat e Agjencionit ndërsa dorëheqja ime ka aerye tjera sikurse që ju kam thënë, angazhim në profesion si infektologe”, tha ajo në një përgjigje ...
Raporti i Progresit konfirmon që nga 1 janari hiqen vizat, kjo është porosia që jepet për Kosovën

Raporti i Progresit konfirmon që nga 1 janari hiqen vizat, kjo është porosia që jepet për Kosovën

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Raporti i Progresit të Komisionit Evropian ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku thuhet se pas miratimit në Këshill dhe Parlament Evropian, ky proces është planifikuar të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024.  Mbajtësit e pasaportave nga Kosova do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. “Propozimi i Komisionit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës u miratua nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, me miratimin e rregullores përkatëse më 9 mars 2023 në Këshill dhe më 18 prill 2023 në Parlamentin Evropian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar 2024”. Sipas raportit, Kosova duhet të zhvillojë fushatë informuese për të drejtat dhe detyrimet që lidh...
Një mijë automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS

Një mijë automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri më sot janë një mijë vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar këtë vendim për konvertimin e targave në RKS. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani theksoi për Telegrafin se interesimi është gjithnjë në rritje e sipër. “Numri i automjeteve të cilat janë regjistruar në RKS, që nga fillimi i nëntorit e deri tani ka shkuar në një mijë”, ka thënë Elshani. Pos ditës së shtunë, po shqyrtohet mundësia që edhe të dielave të u mundësohet qytetarëve që dëshirojnë të konvertojnë targat RKS. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me ta...
Next.e.Go Mobile tashmë pjesë e Bursës NASDAQ me seli në New York

Next.e.Go Mobile tashmë pjesë e Bursës NASDAQ me seli në New York

BOTË, EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
Për Grupin e biznesit familjar të z.Lazim Destanit dita e djeshme shënoi një moment të veçantë. Next.e.Go Mobile, kompania për prodhimin e veturave elektrike me bazë në Gjermani, tashmë është pjesë e Bursës NASDAQ me seli në Nju Jork. Listimi i Next.e.Go Mobile në këtë bursë amerikane dhe shpallja e djeshme e bërjes publike, përbën kulmin e një pune të madhe e me përkushtim të një ekipi të tërë. Kjo arritje është dhe fillimi i kapitullit tjetër në rrugëtimin e Next.e.GO Mobile./Transmeton Radio Ylberi
div.meta-author { display:none; }