News That Matters

Storiet Kryesore

Rrahu nënën e tij, arrestohet mitrovicasi

Rrahu nënën e tij, arrestohet mitrovicasi

LAJME, Storiet Kryesore
Më 23/08/2021 | 10:20 Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi që e ka rrahur nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24 orësh. Njoftimi i Policisë: DHUNË NË FAMILJE Mitrovicë 22.08.2021 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Radio-Ylberi
Pesë raste të dhunës ndaj gruas brenda një ditë në Kosovë

Pesë raste të dhunës ndaj gruas brenda një ditë në Kosovë

LAJME, Storiet Kryesore
MË: 23 GUSHT 2021 NË ORA: 09:38 Pesë raste të dhunës ndaj gruas kanë ndodhur brenda një dite në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Drenas, Lipjan dhe Podujevë dhe Prizren. Policia ka njoftuar se të arrestuar kanë përfunduar burrat nga Podujeva dhe Prizreni. “Podujevë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një marrëveshje verbale kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” “Prizren. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë në familje duke e kanosur me armë zjarri viktimën femër kosovare. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të pro...
Lëndohen tre persona në një aksident në Podujevë

Lëndohen tre persona në një aksident në Podujevë

LAJME, Storiet Kryesore
Tre persona janë lënduar në një aksidenti i cili ka ndodhur sot në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Në aksident ishin të përfshira tri automjete. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. “Rreth orës 11:00, është pranuar informata për një aksident komunikacioni rrugor të ndodhur në rrugën Ali Ajeti në Podujevë.Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku lëndime kanë pësuar tre persona.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”.
Katër vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit

Katër vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit

LAJME, Storiet Kryesore
Sot mbushen katër vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi. Në prill të 2017-së, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit. Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën. Bajram Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954. Studimet pas-universitare i kreu në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Rexhepi e kaloi shumicën e karrierës së tij si kirurg dhe fitoi famën si kirurgu më i mirë në rajonin e Mitrovicës. Gjatë luftës së Kosovës më 1999, Rex...
Arrestohet ferizajasi pasi rrahu babanë e tij

Arrestohet ferizajasi pasi rrahu babanë e tij

LAJME, Storiet Kryesore
Arrestohet një person nga Ferizaj pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari kishte goditur me grushte viktimën. “Ferizaj 17.08.2021 – 00:32 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht viktimën mashkull kosovar (babain e tij)”, thuhet në njoftimin e policisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Shqiptohen 396 tiketa për mosrespektim të masave anti-Covid

Shqiptohen 396 tiketa për mosrespektim të masave anti-Covid

LAJME, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se është rritur numri i gjobave për mosrespektim të masave antiCOVID. Tiketa të shqiptuara në bazë të Ligjit antiCOVID-19 janë 369. Në raport bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1,132 tiketa trafiku, ndërsa kanë ndodhur një aksident me fatalitet, 29 me të lënduar dhe 38 me dëme materiale. Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka arrestuar 35 persona, në mbajtje 22 dhe në vuajtje të dënimit 3 persona.
SHBA pritet të aprovojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

SHBA pritet të aprovojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

LAJME, Storiet Kryesore
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) pritet të autorizojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 për disa njerëz të me imunitet të dobët. “FDA po monitoron nga afër të dhënat, nga studimet që po bëhen nëse duhet të administrohet edhe një dozë shtesë e vaksinës kundër COVID-19 për individët me imunitet të komprometuar, agjencia, së bashku me CDC, do të vlerësojnë opsionet e mundshme për këtë çështje dhe do të ndajnë informacion në të ardhmen e afërt.”,” tha një zëdhënës i FDA për CNN. Një studim i kohëve të fundit nga studiuesit e Johns Hopkins gjeti se njerëzit e vaksinuar me imunitet të dëmtuar kanë 485 herë më shumë gjasa të përfundojnë në spital ose të vdesin nga Covid-19 në krahasim me popullatën e përgjithshme që është e vaksinuar. Bazuar në një vlerësim të CDC...
Në komunën e Mitrovicës para dy ditësh është shënuar një rast “ngacmim sekusual” në Polici

Në komunën e Mitrovicës para dy ditësh është shënuar një rast “ngacmim sekusual” në Polici

LAJME, Storiet Kryesore
Në komunën e Mitrovicës para dy ditësh është shënuar një rast “ngacmim sekusual” në Polici. Sipas raportit 24 orësh, një grua ka raportuar se gjersa ishte duke punuar në market është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit. I njëjti u lirua në procedurë të rregullt. “Mitrovicë 08.08.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit i dyshuari mashkull kosovar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
div.meta-author { display:none; }