News That Matters

Storiet Kryesore

Ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu.

Ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu.

LAJME, Storiet Kryesore
28.08.2021 Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu. I ndjeri ka lindur më 24.12.1936. Ishte ndër profesorët e parë universitar të gjuhës dhe letërsië angleze, doajen dhe korife i letërsisë angleze dhe amerikane, autor i dhjetëraa veprave universitare, përkthyes i shumë kryeveprave letrare dhe ndër profesorët dhe veprimtarët politikë për shumë gjenerata. Ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit. Lexo edhe:  https://radioylberi.info/miratohen-masat-e-reja-kthehet-ora-policore-e-shkurtohet-orari-i-gastronomise/ Gjatë karrierës së begatë dhe të larmishme i ka ushtruar edhe funksionet në vijim: Shef i Departamentit të Letërsisë dhe Gjuhës Angleze, prodekan dhe dekan i Fakultetit të Filologjisë, nënkryetar i Part...
Në mbrëmje pritet të arrijnë në Kosovë refugjatët e parë afganë

Në mbrëmje pritet të arrijnë në Kosovë refugjatët e parë afganë

LAJME, Storiet Kryesore
28.08.2021 /16:18 Në mbrëmje pritet që në Kosovë të aterojnë refugjatët e parë afganë. Sipas një burimi të Klankosova.tv, ata pritet që të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 18:30. Deri më tani kjo nuk është konfirmuar nga asnjë institucion vendor. Kosova ditë më parë është pajtuar që të strehojë refugjatë afganë, si pjesë e një marrëveshjeje me SHBA-në, pas marrjes së pushtetit në talibanët në Kabul.
Në Klinikën e Gjinekologjisë lind foshnja me peshën rreth 6,5 kilogramë

Në Klinikën e Gjinekologjisë lind foshnja me peshën rreth 6,5 kilogramë

LAJME, Storiet Kryesore
28.08.2021. /13:33 Sot në Klinikën e Gjinekologjisë ka ndodhur një rast shumë i rrallë. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnje me peshë rreth 6,5 kilogram. Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se lindja e foshnjës është kryer me sukses me anë të operimit. “Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi edhe dy lindje më parë i ka kryer me anë të operacionit. Pacientja dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore....
Arrestohet i dyshuari në Prishtinë pasi falsifikoi testet për covid-19

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë pasi falsifikoi testet për covid-19

LAJME, Storiet Kryesore
28.08.2021. /09:21 Policia ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimet se ka bërë falsifikim të testeve për koronavirus. Arrestimi ka ndodhur në Rrugën Robert Dol dje në Prishtinë, kurse i dyshuari me datë 24 gusht dyshohet se falsifikoi testet. Policia të dyshuarin e ka arrestuar në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Zyrtare: Shtyhet fillimi i vitit shkollor, me 13 shtator hapen shkollat

Zyrtare: Shtyhet fillimi i vitit shkollor, me 13 shtator hapen shkollat

LAJME, Storiet Kryesore
27/08/2021 | 18:42 Mësimi nuk dobtë filloj me 1 shtator. Kjo u bë e ditur pas një takimi të kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.Sipas njoftimit, shkollat hapen me 13 shtator. Asociacioni i Kosovës ka treguar se çka u bisedua ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë e pushtetit lokal në takimin e së premtes. Njoftimi i plotë: ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS DHE KOMUNAT PATËN TAKIM ME MINISTRINË E SHËNDETËSISË Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z.Arben Vitia për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë Covid–19 pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve dhe vlerësimin e masave me qëllim të uljes së rasteve të vdekjeve dhe infektimeve të reja dhe kundër shpërndarjes së këtij virusi. Ministri i S...
Gruaja e rrah burrin dhe e bën për spital

Gruaja e rrah burrin dhe e bën për spital

LAJME, Storiet Kryesore
27/08/2021 13:15 Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj në Prizren. I njejti është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit rasti vazhdon në procedur të rregullt. “Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nesër mbahet afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore

Nesër mbahet afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore

LAJME, Storiet Kryesore
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njofton se nesër (e shtunë), 28 gusht 2021, mbahet afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore. Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 6700 maturantë në 68 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. (more…)
Policia ndërpret një dasmë në Prizren, pasi u shkelën rregullat e pandemisë

Policia ndërpret një dasmë në Prizren, pasi u shkelën rregullat e pandemisë

LAJME, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës, gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Prizren-Landovicë, në dy lokale ka vërejtur se në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për luftimin dhe parandalimin e pandemisë kanë punuar dhe ka ndërprerë një dasmë. “Për këtë, janë informuar Inspektoret të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, kafiteritë janë mbyllur, dasma është ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve”, thuhet në komunikatën e policisë. Më tej, bëhet e ditur se në tri ditët e fundit janë shqiptar 400 tiketa në mos zbatimin e masave dhe ligjit për pandeminë.
Ligjërata e së premtes në xhamitë e Kosovës i kushtohet luftimit të dhunës ndaj gruas

Ligjërata e së premtes në xhamitë e Kosovës i kushtohet luftimit të dhunës ndaj gruas

LAJME, Storiet Kryesore
Pas vrasjes së 18 vjeçare në Ferizaj, Bashkësisë Islame e Kosovës iu ka rekomanduar imamëve që ligjëratën e së premtes t`ia kushtojnë luftimit të dhunës ndaj gruas. Këtë njoftim BIK e ka bërë në faqen zyrtare në Facebook. “Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, thuhet në këtë njoftim. Më tej, në njoftim theksohet se një ligjeratë e tillë pritet të mbahet në të gjitha xhamitë e Kosovës.
Rrihen vëllezërit në Istog

Rrihen vëllezërit në Istog

LAJME, Storiet Kryesore
Dy vëllezër janë rrahur pas një mosmarrëveshje në Istog. Njëri është lënduar fizikisht, kurse tjetri sipas policisë është dërguar në mbajtje. “Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”
div.meta-author { display:none; }