News That Matters

Storiet Kryesore

Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova

Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova

LAJME, Storiet Kryesore
30.08.2021 09:41 Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sot vërehet fluks më i vogël i veturave në pikat kufitare dhe pritjet për të dalë nga Kosova janë më të vogla. Sipas këtij njoftimi, pritjet për të dalë nga Kosova në dy pikat kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë janë vetëm deri në gjysmë ore, ndërsa në atë të Vërmicës pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 deri në 20 minuta. Në pikat tjera kufitare pritjet janë shumë të vogla, nga tre deri në pesë minuta.
Vitia: Momentalisht kemi në stoqe rreth 50 mijë vaksina Pfizer, dhe 132 mijë vaksina AstraZeneca

Vitia: Momentalisht kemi në stoqe rreth 50 mijë vaksina Pfizer, dhe 132 mijë vaksina AstraZeneca

LAJME, Storiet Kryesore
29.08.2021 20:58 Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur sot rreth numrit aktual të vaksinave që vendi ynë posedon për momentin. Ai në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka bërë të ditur se edhe 420 mjekë dhe infermierë do t’u vijnë në ndihmë komunave për luftimin e COVID-19. “Vdekjet në total kanë qenë 15.3 në mesatare, ndërsa përfshirë edhe atë të sotëm, 19… Numri i hospitalizimeve pritet të rritet në ditët e ardhshme. Qendrat rajonale kanë shtuar kapacitetet e veta, përveç Vushtrrisë që pritet të funksionalizohet edhe aty. Janë siguruar shumica e barnave dhe të gjitha masat e tjera të domosdoshme që i ka marrë stafi shëndetësor. Për t’iu ardhur në ndihmë në koordinim me MF, përveç 1116 personel shëndetësorë, janë edhe 420 mjekë dhe inferm...
Kanë arritur afganët e parë në Kosovë

Kanë arritur afganët e parë në Kosovë

LAJME, Storiet Kryesore
Kanë arritur 100 afganët e parë në Kosovë të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin e vendit. Tani ata janë duke zbritur në terminalin e vjetër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku pritet pastaj të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” që gjendet në Ferizaj. Për të pritur qytetarët afganë, në Airoport kanë dalë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett. Ndërkaq, forca të shtuara të policisë së Kosovës janë parë përreth airoportit për të siguruar ardhjen e tyre në vend. Ndryshe, Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e h...
Pritjet deri në një orë në Merdare

Pritjet deri në një orë në Merdare

LAJME, Storiet Kryesore
29.08.2021 /15:23 Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se deri një orë janë pritjet për të kaluar përmes pikës kufitare të Morinës. Kolona në këtë pikë kufitara është e gjatë 300 metra. Mirëpo, pritjet për të hyrë në Kosovë nuk janë të gjata, ato shkojnë 5 deri në 10 minuta, MPB ka bërë të ditur se të gjitha pikat tjera kufitare të Kosovës janë të kalueshme dhe nuk ka kolonë. Pritjet për tu larguar në Kosova dhe për të hyrë janë nga 3 deri në 5 minuta.
Kryeministri Kurti takoi kryesinë e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Zhdukur të Kosovës

Kryeministri Kurti takoi kryesinë e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Zhdukur të Kosovës

LAJME, Storiet Kryesore
Një ditë para 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Kryesinë e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Zhdukur të Kosovës: kryetarin z. Ahmet Grajçevci dhe anëtarët z. Haki Kasumi, znj. Xhemile Morina, znj. Kumrije Karaqica dhe z. Salih Muhaxheri. Kryetari Grajçevci e njoftoi kryeministrin Kurti për aktivitetet dhe punën që ka bërë Këshilli për të ndihmuar zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë në luftën çlirimtare. Z. Grajçevci ia shprehu gjithë përkrahjen kryeministrit Kurti për angazhimin dhe priroritetin që ia ka dhënë çështjes së personave të zhdukur në takimet që ka patur me presidentin e Serbisë në Bruksel. Ai tha se e konsiderojnë shumë të drejtë kërkesën e kryeministrit Kurti ...
Ndalohen vizitat familjare për të burgosurit

Ndalohen vizitat familjare për të burgosurit

LAJME, Storiet Kryesore
29.08.2021  12:26  Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve ka njoftuar për masat e reja që do të merren për shkak të përhapjes së numrit të rasteve me koronavirus. SHKK tha se të gjitha masat do të merren me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit. Sipas njoftimit të SHKK këto janë masat e reja që hyjnë në fuqi nga data 31 gusht deri më 15 shtator: Ndalimin e përkohshëm të gjitha vizitave familjare për të burgosurit në Institucionet Korrektuese;Ndalimin e të gjitha vikendeve në shtëpi për të dënuarit;Ndalimin e punës për të dënuarit jashtë Institucioneve Korrektuese;Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta;Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit SKYPE për të burgosur për të zhvilluar kontaktet me familjet, sipas ruti...
54 aksidente të trafikut brenda 24 orëve

54 aksidente të trafikut brenda 24 orëve

LAJME, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 54 aksidente në Kosovë, megjithatë fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet. Sipas policisë gjatë ditës së djeshme 21 aksidente janë raportuar me të lënduar, ndërsa 33 aksidente të tjera kanë përfunduar me vetëm dëme materiale. Gjatë 24 orëve në Kosovë janë shqiptuar 1,766 tiketa nga policia. 945 nga to kanë qenë tiketa të shqiptuara në trafik, ndërsa 821 janë tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19. 17 persona janë arrestuar ditën e shtunë në Kosovë, 8 janë dërguar në mbajtje, 2 janë ndaluar nga policia dhe 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

LAJME, Storiet Kryesore
20/08/2021    10:23  Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se për një ditë janë regjistruar pesë raste të dhunës në nivel vendi. Sipas këtij raporti dy raste të dhunës janë raportuar në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Prizrenit dhe një në rajonin e Gjakovës. Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje dje në Prishtinë pasi kishte ushtruar dhunë psikike dhe e kishte kërcënuar gruan e tij. Në Fushë Kosovë një person ka lajmëruar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Rasti mbetet akoma nën hetime. Një person tjetër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje dje në Prizren pasi kishte sulmuar fizikisht gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Edhe një nënë banore e Prizrenit ka lajmëruar në polici se është sulmuar nga dy djemtë e saj. Të dysh...
Sot është mabjtur testi i dytë i maturës, qendrat ku është mbajtur testi i maturës në Drenas i ka vizituar drejtori i DKA-së në këtë qytet

Sot është mabjtur testi i dytë i maturës, qendrat ku është mbajtur testi i maturës në Drenas i ka vizituar drejtori i DKA-së në këtë qytet

LAJME, Storiet Kryesore
Drejtori i Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar qendrat ku është mbajtur testi i maturës për nxënës të klasave të dymbëdhjeta. Gjatë vizitë, drejtori Gjoka ka uruar nxënësve suksese dhe rezultate sa me të larta në testin e maturës, duke shtuar se vetëm duke mësuar e arritur rezultate të mira në mësim, varët e ardhmja e nxënësve për vendin. Lexo edhe:  https://radioylberi.info/ka-nderruar-jete-profesori-dhe-intelektuali-i-shquar-abdullah-karjagdiu/ Gjatë kësaj vizite, drejtori Gjoka është njoftuar nga administruesit e testit të cilët e kanë informuar se testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur asnjë incident gjatë mbajtjes së testit. Në Drenas, testit të dytë të maturës i janë nënshtruar 341 nxënës dhe testi është mbajtur në dy shkollat...
Shënohet 23 vjetori i rënies së Ismet Jasharit

Shënohet 23 vjetori i rënies së Ismet Jasharit

LAJME, Storiet Kryesore
28/08/2021. 19:50 Sot bëhen 23 vite nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës. Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LEXO edhe:  https://radioylberi.info/ka-nderruar-jete-profesori-dhe-intelektuali-i-shquar-abdullah-karjagdiu/ Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare Ismet Jashari bën përgatitjet e ...
div.meta-author { display:none; }