News That Matters

Storiet Kryesore

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është shtyrë Provimi i Jursiprudencës

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është shtyrë Provimi i Jursiprudencës

LAJME, Storiet Kryesore
01.09.2021. 18:20 Sipas njoftimit, ky vendim është marrë me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë. “Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/32 të datës 28.08.2021 dhe rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të respektimit dhe zbatimit të masave Anti-Covid 19, Ministria e Drejtësisë publikon ketë”, thuhet në njoftim. Njoftimi i plotë: NJOFTIM PËR SHTYRJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/32 të datës 28.08.2021 dhe rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të respektimit dhe zbatimit të masave Anti-Covid 19, Ministria e Drejtësisë publikon ketë: NJ O F T I M Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kan...
Tërnava takon ministrin Vitia, diskutojnë për parandalimin e COVID-19

Tërnava takon ministrin Vitia, diskutojnë për parandalimin e COVID-19

LAJME, Storiet Kryesore
01.09.2021. 17:09 Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, e ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Në takim u diskutua për parandalimin e COVID-19. “Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës në respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit. Ai më tej tha se edhe ne si BIK me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në përputhje me masat e reja anti-covid , kem njoftuar imamët e nëpunësit fetar për masat e reja të Qeverisë dhe vendimin e Kryesisë se BIK-ut mbi kryerjen e riteve fetare me xhemat në objektet fetare dhe hapësirat përreth tyre bazuar në manualin anti-COVID”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës. Vitia tha se e vlerëson kontributin e BIK-ut në kohën e pandemisë. “Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, v...
E dhimbshme: Vdes punëtorja që u sherbeu ushqim studentëve të UP-së

E dhimbshme: Vdes punëtorja që u sherbeu ushqim studentëve të UP-së

LAJME, Storiet Kryesore
01.09.2021 16:14 Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë ka vdekur punëtorja e Mensës së Studentëve, Kimete Zejnullahu. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qendra u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj. “Ju njoftojmë se sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Kimete ( Rama ) Zejnullahu. Kimetja ka punuar në mensën e studentëve. Do e kujtojmë si një punëtore shembullore me vyrtyte të larta njerëzore. Në emër të Qendrës së Studentëve i shprehim ngushëllime të sinqerta Familjes Rama – Zejnullahu, miqve dhe bashkpunëtorëve të saj”, thuhet në njoftim. Varrimi do të bëhet sot në orën 15;00, në varrezat e fshatit Lladoc.
Kolona të gjata në pikë-kalimet kufitare

Kolona të gjata në pikë-kalimet kufitare

LAJME, Storiet Kryesore
09:17 /01.09.2021 Kolona të gjata në pikë-kalimet kufitare ka pasur edhe sot në orët e mëngjesit. Kolona të gjata janë raportuar nga qytetarët në pikën kufitare me Shqipërinë, Morinë, ku kolonat raportohen të jenë më shumë se dy kilometra të gjata. Ndryshe, që nga korriku në baza ditore janë raportuar kolona të gjata në pikë-kalimet kufitare. Po ashtu, për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, Kosova ka vënë masa shtesë antiCOVID. Edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri njoftoi sot se nga data 6 shtator, të gjithë personat të cilët duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, duhet të plotësojnë disa kritere. Ata duhet të jenë të pajisur me pasaportë vaksinimi jo më të vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi; ose test PCR ...
Merr flakë një banesë në qendër të Mitrovicës

Merr flakë një banesë në qendër të Mitrovicës

LAJME, Storiet Kryesore
09:10 | 01 September 2021 Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një incident ku një banesë është përfshirë nga flaka. Rasti ka ndohur në qendër të Mitrovicës, më saktësisht pjesa që nga qytetarët njihet si “tek Bunari”, shkruan Jepi zë. Dëshmitarët i kanë thënë gazetës që fatmirësisht nuk ka të lënduar.Dyshimet e para janë se deri tek zjarri ka ardhur për shkak të një bomobole gazi, ndërsa për fikjen e zjarrit kanë intervenuar zjarrfikësit e Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës e cila është marrë me shkaqet që kanë quar deri te ky zjarr.
SBASHK: Janë vaksinuar shumica e mësimdhënësve, të tjerët po ankohen se s’ka termine të lira

SBASHK: Janë vaksinuar shumica e mësimdhënësve, të tjerët po ankohen se s’ka termine të lira

LAJME, Storiet Kryesore
31 GUSHT, 2021 - 20:40 Pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë dhe marrjen e masave të reja nga qeveria e Kosovës kusht për t’u imunizuar kanë edhe mësimdhënësit dhe personeli shkollor. Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit thonë se mësimdhënësit duan të vaksinohen por ankohen se s’ka terminë të lira. Thirrjes së Ministrisë së Arsimit për vaksinim i janë përgjigjur rreth 90 për qind të mësimdhënësve dhe personelit të shkollave. Kështu thotë kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj. Sipas tij, pengesë mbetet mungesa e terminëve të lira për vaksinim. “E kemi tejkaluar gati te 90 për qind i të punësuarve në sektorin e arsimit që janë vaksinuar të paktën me një dozë’, tha Jasharaj për RTV21. Sipas masave të reja të vendosura nga qeveria gjatë javës që shkoi akti...
Masat kundër COVID-19: Ulet numri i udhëtarëve nga Shqipëria drejt Kosovës

Masat kundër COVID-19: Ulet numri i udhëtarëve nga Shqipëria drejt Kosovës

LAJME, Storiet Kryesore
31:08:2021 Masat e reja kundër COVID-19 në kufi kanë bërë që të ulët dukshëm numri i atyre që duan ta kalojnë kufirin nga Shqipëria në Kosovë. Qytetarët që kaluan paraditen e së martës, tregojnë se me cilat dokumente dëshmuan se janë të sigurt nga virusi. Në mesin e tyre kishte edhe nga ata që ishin kthyer mbrapsht një ditë më parë. Megjithëkëtë, një pjesë e qytetarëve po pajtohen plotësisht me masat e reja duke thënë se vetëm në këtë mënyrë ruhet shëndeti publik. Masat e njëjta do të vlejnë edhe për kosovarët që duan të shkojnë në Shqipëri, por nga 6 shtatori. Pjesa më e madhe e tyre veçse ishin pajisur me dokumentet e nevojshme. Situatë e njëjtë nuk ishte edhe mbrëmjen e së hënës, ku kolona për të hyrë në Kosovë kaloi mbi një kilometër dhe pritjet ishin deri në një orë. /TCH/...
Vitia: Jam i fokusuar 100% në menaxhimin e pandemisë, është hera e fundit që flas për garën zgjedhore derisa Kurti nuk më zëvendëson

Vitia: Jam i fokusuar 100% në menaxhimin e pandemisë, është hera e fundit që flas për garën zgjedhore derisa Kurti nuk më zëvendëson

LAJME, Storiet Kryesore
31.08.2021 16:51 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se është 100 për qind i fokusuar në menaxhimin e pandemisë, dhe se për zgjedhjet lokale nuk do të flas deri në momentin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendos ta zëvendësoj. Vitia gjatë konferencës për medie, theksoi se ai është i njëjti që ka qenë edhe më herët në pozitat politike, si drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë dhe si ministër. “Unë jam Arben Vitia i cili është i njëjti person edhe para vitit 2013 edhe gjatë kohës kur kam qenë Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës e edhe kur ka qenë Ministër në Qeverinë Kurti 1 dhe tani ministër në Qeverinë Kurti 2. Jam i njëjti Arben, por jam në kohëra të ndryshme”, tha ai. Ministri i Shëndetësisë tha se nuk ka folur asnjëherë për garën p...
div.meta-author { display:none; }