News That Matters

Storiet Kryesore

Moshat e 26 të vdekurve në 24 orët e fundit

Moshat e 26 të vdekurve në 24 orët e fundit

LAJME, Storiet Kryesore
03.09.2021. 16:25 26 persona të infektuar me covid-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit. 15 prej viktimave janë burra dhe 11 gra. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktimat. Bazuar në infografikën e MSH’së, një prej viktimave i takon grupmoshës 20-29 vjeç, tri viktima janë të grupmoshës 30-39, tri viktima të grupmoshës 50-59, pesë viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç, nëntë viktima të grupmoshës 70-79 vjeç dhe pesë viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare. Ndërsa rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Pejës, Malishëvës, Vitisë, Gjilanit, Prishtinës, Prizrenit, Klinës, Ferizajt, Gjakovës, Podujevës, Lipjanit, Skënderajt, Gllogocit, Kamenicës, Rahovecit, Deçanit dhe Vushtrrisë.
Policia në Rajonin e Mitrovicës, intensifikon  kontrollet për personat në vetëizolim

Policia në Rajonin e Mitrovicës, intensifikon kontrollet për personat në vetëizolim

LAJME, Storiet Kryesore
Policia Rajonale në Mitrovicë, ka intensifikuar angazhimin në kontrolle të personave me masa “vetëzolimi”. “Me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ, në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po ndërmerren masa të intensifikuara duke përfshirë, vizita dhe kontrollë verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetëizolim.” thuhet në njoftim. Po ashtu kontrollet po realizohen nga zyrtarë policorë të uniformuar dhe në rroba civile, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetëizolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga institucioni kompetent e paraparë si masë parandaluese. Ndërsa ndaj personave të cilët nuk z...
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka një njoftim për qytetarët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka një njoftim për qytetarët

LAJME, Storiet Kryesore
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka një njoftim për qytetarët e fshatit Vinarc, Kçiq i Voge dhe Zhabar se gjatë ditës do të intervenohet në sanimin e defekteve. Dhe së , gjatë intervenimit do te ketë ndërprerje të përkohëshme të ujit të pijes. Njoftimi i plotë pa ndërhyrhje: NJOFTIM Sot gjatë ditës do të intervenohet në sanimin e defekteve ne fshatrat: - Vinarc, -Kçiq i Voge dhe - Zhabar. Prandaj, gjate intervenimit do te kete nderprerje te perkoheshme te ujit te pijes. Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj!
Në kampin “Bondsteel”ushtarët e NATO-s zhvillojnë stërvitje(FOTO)

Në kampin “Bondsteel”ushtarët e NATO-s zhvillojnë stërvitje(FOTO)

LAJME, Storiet Kryesore
03.09.2021. 11:20 Ushtarët nga disa prej vendeve anëtare të NATO-s kanë zhvilluar stërvitje ushtarake në kampin ushtarak amerikan të “Bondsteel”. Kjo stërvitje ka shërbyer si parapërgatitje për ushtrimin “Operational Rehearsal Exercise Level 2”, transmeton Klankosova.tv. “Trupat italianë, letoneze, sllovene, turke, amerikane, britanike dhe suedeze kanë kryer ushtrimin për përballje me turmën dhe trazira në kampin “Bondsteel” në Kosovë”, thuhet në njoftimin e NATO-s. “Kjo ka qenë parapërgatitje për “Operational Rehearsal Exercise Level 2”, që do të kryhet më 5 shtator”.
10 hektarë tokë në Kamenicë përfshihen nga zjarri

10 hektarë tokë në Kamenicë përfshihen nga zjarri

LAJME, Storiet Kryesore
03.09.2021. 11:17 Policia e Kosovës ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri rreth 10 hektarë tokë në Kamenicë. Rasti është raportuar të enjten, rreth orës 16:00. “Shipashnicë e poshtme, Kollolec, Dajkoc, Muçivërc, Kamenicë, 02.09.2021 – 16:00. Pas marrjes se informatës për ndezje të zjarrit në fushat e lokacioneve të cekura, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë vërejtur se zjarri ishte në rritje”, thuhet në raport. Njësiti i zjarrfikësve fillimisht ka shuar zjarrin, mirëpo më vonë është përhapur duke u zgjeruar dhe ka përfshirë një sipërfaqe rreth 10 hektarë. Zjarri është futur nën kontroll nga Njësiti i zjarrfikësve. Nuk raportohet për të dyshuar.
Bie fluksi i qarkullimit nëpër pikëkalimet kufitare

Bie fluksi i qarkullimit nëpër pikëkalimet kufitare

LAJME, Storiet Kryesore
Pika kufitare që ndan Kosovën me Serbinë, ajo në Merdarë është me e ngarkuara nga të gjitha pikëkalimet tjera. Por për dallim nga ditët e tjera, aty mëngjesin e së premtes pritjet në dalje janë deri në 15 minuta, kurse për në hyrje vetëm pesë, transmeton Klankosova. Për dallim prej Merdarës, nëpër të gjitha pikëkalimet tjera pritjet janë më së shumti deri në pesë minuta – qoftë në hyrje, qoftë në dalje.
Puna dhe sukseset e SHMLM” Xheladin Deda” në Mitrovicë

Puna dhe sukseset e SHMLM” Xheladin Deda” në Mitrovicë

LAJME, Storiet Kryesore
Kur puna dhe profesionalizmi gërshetohen në një vend atëherë arrihet tek suksesi. E po në këtë vit SHMLM “Xheladin Deda” mbushi 74 vjetorin e themelit të saj. Gjenerata të shumta e jashtëzakonisht të suksesshme dolën nga kjo shkolle. Ndërsa drejtori i kësaj shkolle Gani Rama në një intervistë ekskluzive për “Radio Ylberi” na foli me shumë  rreth punës dhe suksesit të shkollës.Fillimisht ai na tregoi rreth përgatitjeve për fillim vitin e ri shkollor ku tregoi se kanë punuar gjatë verës.  (Stafi i shkollës)  “Vazhdimisht kemi punuar në këtë drejtim gjate pushimeve verore që mësimin ta fillojmë fizikisht, por faktikisht situata e beri të vetën”Po ashtu Rama shtoi se shkolla i plotëson të gjitha kushtet që mësimi të filloi në formë fizike. E sa i përket nxënësve të rinj dh...
Kosova merr tri pikë e para në kualifikueset për Kampionat Botëror, fiton si mysafir ndaj Gjeorgjisë

Kosova merr tri pikë e para në kualifikueset për Kampionat Botëror, fiton si mysafir ndaj Gjeorgjisë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
02.09.2021. 19:59 Kosova ka marr një fitore shumë të rëndësishme si mysafir ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Një ndeshje shumë e mirë nga djelmoshat tanë që në start, që e nisën me sulm dhe presing të lartë në mbrojtjen kundërshtare. Pas disa tentimeve për kombinime të mira afër zonës, nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli. Zhvillohej minuta e 19-të, ku pas një aksioni të zgjatur djelmoshat tanë gjetën epërsinë. Një harkim në zonë i Valon Berishës gjen Vedat Muriqin që godet me kokë, por topi devijohet nga Davit Khocholava për 1-0. Pas goli skuadra u kthye paksa prapa, por që gjeorgjianët nuk ishin edhe aq të rrezikshëm. Giorgi Tsitaishvili dhe Jaba Jigauri kishin raste, por që nuk arritën të rrezikonin. Posedimi i topit, por edhe p...
Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut në zbatim të masave kundër Covid-19

Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut në zbatim të masave kundër Covid-19

LAJME, Storiet Kryesore
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19. Ndërsa për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Mitrovicës së Jugut nga zyrtarët policor, janë shqiptuar 408 gjoba ndaj personave fizik si dhe 09 (nëntë) gjoba operatorëve ekonomik, njofton policia Po ashtu policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë Covid-19.
div.meta-author { display:none; }