News That Matters

Storiet Kryesore

Policia jep detaje për rrahjen e tri vajzave në Prishtinë

Policia jep detaje për rrahjen e tri vajzave në Prishtinë

LAJME, Storiet Kryesore
Është arrestuar edhe një person i përfshirë në rastin e rrahjes së tri vajzave në Prishtinë. I arrestuari i dytë, sipas policisë i ka dhënë ndihmë kryesit të veprës. “Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që njëri prej tyre i ka sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare ndërsa i dyshuari tjetër i ka dhënë ndihëm kryesit të veprës”, thuhet në raportin në policisë. Tutje, policia njofton se me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Arrestohen dy persona në Komoran të Drenasit

Arrestohen dy persona në Komoran të Drenasit

LAJME, Storiet Kryesore
04.09.2021 Dy persona janë arrestuar në Komoran të Drenasit dje për shkak se në automjetin me të cilin ishin duke udhëtuar brenda i kishin 23 shtetas të Sirisë. Në raportin e policisë thuhet se me shtetasit sirianë është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Mbyllja e lokaleve, gastronomët thonë se po i mendojnë protestat

Mbyllja e lokaleve, gastronomët thonë se po i mendojnë protestat

LAJME, Storiet Kryesore
Gjendja në sektorin e gastronomisë nuk është aspak e mirë, kjo pasi ditëve të fundit u janë shqiptuar gjoba deri në 2 mijë euro si pasojë e masave të reja që u kërkojnë të punohet vetëm në hapësirat të hapura.Mirëpo nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Shpat Hashani ka thënë se vendimet nga Qeveria, kanë dalë ndryshe nga ato që kanë diskutuar në takimin e mbajtur me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia.Sipas tij, ata duke janë shqyrtuar edhe mundësinë e protestave apo mbylljen e bizneseve pasi janë buzë falimentimit. “Nuk ka shpresë, për momentin nuk kemi shpresë me këto të fundit çfarë ka ndodhur, besomë që jemi në prag të falimentimit ose jemi në një gjendje që duhet ose me bë protestë masive ose mi mbyll të gjitha bizneset e atëherë ndoshta i hap sytë se jemi edhe ne nj...
Mitrovicë:Zhduket një person

Mitrovicë:Zhduket një person

LAJME, Storiet Kryesore
04.09.2021 Një person është zhdukur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë me një shtator. Në raportin e policisë thuhet se një burrë ka shkuar në polici dhe ka thënë se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar nga policia, thuhet tutje në raport.
Covid-19 i merr jetën edhe një grimere kosovare, ishte shtatzënë!

Covid-19 i merr jetën edhe një grimere kosovare, ishte shtatzënë!

LAJME, Storiet Kryesore
04.09.2021      09:04 Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në vendin tonë. E fundit ishte grimerja kosovare, Liberta Selaci, e cila ishte shtatzënë. Lajmi për vushtrriasen është bërë i ditur në rrjetet sociale. Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume. Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli. Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone. Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona. Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut! Varrimi behet ne varrezat...
2,794 qytetarë janë gjobitur nga Policia për mosrespektim të masave kundër COVID-19

2,794 qytetarë janë gjobitur nga Policia për mosrespektim të masave kundër COVID-19

LAJME, Storiet Kryesore
04.09.2021    08:56 2,794 qytetarë janë gjobitur në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave kundër COVID-19. Ditëve të fundit, Policia në bashkëpunim me inspektorët sanitarë dhe ata komunalë kanë intensifikuar veprimet e tyre në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të hapjes së pandemisë. Kjo pasi tashmë rastet e reja të infektimit, por edhe rastet e vdekjen kanë shënuar rritje të madhe. Në 24 orët e fundit po ashtu Policia ka shqiptuar një numër të madh të tiketave edhe ndaj shoferëve për mosrespektim të rregullave të trafikut. Ndërsa për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 24 qytetarë, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje. STATISTIKA TË PËRGJITHSHME:
Nga 12 shtatori, në Kosovë do të ketë vaksinim edhe të dielave

Nga 12 shtatori, në Kosovë do të ketë vaksinim edhe të dielave

LAJME, Storiet Kryesore
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas mbledhjes së komitetit anti-Covid, tha se valët e reja të përhapjes së pandemisë janë të pashmangshme. Ai ka theksuar se nga 170 persona që kanë vdekur javën e fundit, 149 prej tyre nuk kanë qenë të vaksinuar. “Kemi rreth 600 mijë qytetarë që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. Nga data 12 shtator do të kemi vaksinim edhe të dielave” Vitia thotë se edhe kjo javë ka qenë e vështirë për qytetarët tanë. “Gjatë kësaj jave kemi 170 qytetarë kanë humbur jetën dhe prej tyre 149 kanë qenë të pavaksinuar. Valët e reja janë të pashmangshme”, tha Vitia. Ai ka përsëritur se nga 13 shtatori punëtorët e administratës publike duhet të kenë një dëshmi, kartën e vaksinimit apo testin PCR negativ, derisa nuk ka përjashtuar se mund të merren masa të reja par...
Arben Vitia: Mund të ketë masa të reja edhe para 13 shtatorit

Arben Vitia: Mund të ketë masa të reja edhe para 13 shtatorit

LAJME, Storiet Kryesore
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se mund të merren masa të reja edhe para 13 shtatorit, datë kjo deri kur janë në fuqi masat e marra të shtunën e kaluar nga ana e qeverisë, por se kjo varet nga gjendja në terren dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe IKSHPK-së, raporton Gazeta Infokus.“Këto masa janë në fuqi deri më datën 13 shtator dhe natyrshëm zbatimi i masave është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të patur efektin e tyre, prandaj edhe sot gjatë takimit u dakorduam që të gjitha institucionet tona në bashkëpunim dhe në bashkërendim me institucionet shëndetësore, si kujdesi parësor shëndetësor, SHSKUK, e sidomos IKSHPK-ja dhe MSH-ja, do të përcjellin përditë situatën në terren dha para 13 shtatorit do të kemi edhe takime tjera, por edhe një takim ku do të vendos...
div.meta-author { display:none; }