News That Matters

Storiet Kryesore

2,358 gjoba ka shqiptuar Policia për mosrespektim të masave anti-COVID

2,358 gjoba ka shqiptuar Policia për mosrespektim të masave anti-COVID

LAJME, Storiet Kryesore
05/09/2021 11:17 Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2,358 gjoba për mosrespektim të ligjit anti COVID. Ndërsa, gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik. Sipas raportit 24-orësh të policisë, në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1 mijë e 137 tiketa trafiku. Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në Kosovë, andaj edhe janë paralajmëruar gjoba ndaj gjithë atyre që nuk i respektojnë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi.
Një burrë ka raportuar dje në polici se gruaja e tij vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tij

Një burrë ka raportuar dje në polici se gruaja e tij vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tij

LAJME, Storiet Kryesore
05/09/2021 10:07 Një burrë ka raportuar dje në polici se gruaja e tij vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tij. Sipas deklaratës që ka dhënë, gruaja është larguar nga shtëpia. Policia njofton se është duke e hetuar rastin. Njoftimi i plotë i policisë: Podujevë 04.09.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovare në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe e njëjta tani është larguar nga shtëpia. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.
Erdhi në Kosovë për pushime, zhduket mërgimtari

Erdhi në Kosovë për pushime, zhduket mërgimtari

LAJME, Storiet Kryesore
05/09/2021 | 09:40 Dje në fshatin Vatë të Kaçanikut është raportuar për një person të zhdukur. Nga raporti i Policisë, i zhdukuri është mërgimtar nga Austria dhe kishte ardhur për pushime në Kosovë. Njoftimi i plotë i policisë: PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Vatë, Kaçanik 01.09.2021 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Viktima jeton në Austri dhe ishte në Kosovë për pushime. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.
Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në pikën kufitare në Bërnjak

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në pikën kufitare në Bërnjak

LAJME, Storiet Kryesore
05/09/2021 09:33 Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në pikën kufitare në Bërnjak Tre të arrestuari kishin prezantuar teste të falsifikuara të Covid 19 dhe në këtë mënyrë kishin tentuar të hynë në Kosovë. Gjatë intervistimit, tret ë arrestuarit kanë pranuar se dokumentet janë të falsifikuara. Raporti i Policisë për tri rastet: SGP. Brnjak 04.09.2021 – 10:20. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit të dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. SGP....
Policia jep detaje për shoqërimin e zyrtarit të AUV-it, i cili dyshohet se njoftoi bizneset për inspektimet lidhur me masat antiCOVID-19

Policia jep detaje për shoqërimin e zyrtarit të AUV-it, i cili dyshohet se njoftoi bizneset për inspektimet lidhur me masat antiCOVID-19

LAJME, Storiet Kryesore
05/09/2021.                                  09:28  Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shoqërimin në polici të zyrtarit e AUV-it i cili dyshohet se ka njoftuar paraprakisht disa biznese për operacionet e policisë dhe inspektorëve lidhur me zbatimin e masave antiCOVID-19. Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se zyrtari i AUV-it ishte në kryerje të detyrës i asistuar nja njësiti policor duke inspektuar bizneset dhe shqiptuar gjoba për shkeljen e masave anti COVID 19. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar person zyrtar i AUV-së është shoqëruar në stacion policor për shkak të dyshimit se përmes telefonit i kishte dërguar sms një pronari të një marketi. I dyshuari kishte qenë në kryerje të detyrës i asistuar nga njësiti policor duke inspektuar bizneset dhe shqiptuar g...
Vushtrri: Rrahu gruan me fëmijët, arrestohet i dyshuari

Vushtrri: Rrahu gruan me fëmijët, arrestohet i dyshuari

LAJME, Storiet Kryesore
05.09.2021           09:17  Është arrestuar një burrë në Vushtrri, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të saj. Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë. Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe tek njëjta nuk janë vërejt lëndime të dukshme”, thuhet në raport, trasmeton “Radio Ylberi” Tutje, policia njofton se pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt
Të gjitha pikat kufitare në Kosovë të lira për kalim

Të gjitha pikat kufitare në Kosovë të lira për kalim

LAJME, Storiet Kryesore
05.09.2021. 09:14 Këtë të diel pothuajse të gjitha pikëkalimet kufitare të vendit mund të kalohen pa shumë pritje. Pika në Merdarë që zakonisht është më e ngarkuara ndër të tjerat, mëngjesin e kësaj të diele mund të kalohet pa vështirësi ku pritjet në dalje janë nga 5 deri në 10 minuta. Pas saj është ajo në Vërmicë ku pritjet në dalje janë nga 5 deri në 10 minuta teksa pikat tjera kufitare kanë më pak pritje. Më poshtë mund të gjeni pritjet në hyrje-daljet në gjitha pikat kufitare të vendit.
Një zyrtar i AUV-it dyshohet se i lajmëronte bizneset për angazhimet policore

Një zyrtar i AUV-it dyshohet se i lajmëronte bizneset për angazhimet policore

LAJME, Storiet Kryesore
04.09.2021. 14:06 Hetuesit e Inspektoratit Policor në kuadër të monitorimit identifikojnë një zyrtar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i cili dyshohet se lajmëronte bizneset për angazhimet policore. “Pas disa veprimeve hetimore, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se një zyrtar i AUV-it (inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës) dyshohet se është duke lajmëruar bizneset të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e inspektoratit. Lidhur me këtë rast është njoftuar policia dhe ndaj këtij zyrtari të AUV-it nga ana e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare”. Policia ka filluar së zbat...
Këtë vit shkollor hyjnë në përdorim tekstet alternative, shpërndarja e librave ende nuk ka përfunduar

Këtë vit shkollor hyjnë në përdorim tekstet alternative, shpërndarja e librave ende nuk ka përfunduar

LAJME, Storiet Kryesore
Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së teksteve mësimore, Ministria e Arsimit këtë vit shkollor për herë të parë u ka ofruar mundësinë mësimdhënësve që të zgjedhin edhe tekste alternative. Mësimdhënësit kanë zgjedhur mes teksteve bazë dhe atyre alternative të ofruara nga shtëpi të ndryshme botuese, e që më pas ministria nga e enjtja ka nisur shpërndarjen e teksteve nëpër shkolla. Pavarësisht që tekstet alternative lejohen në bazë të Ligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lekturës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik, ka dyshime rreth menaxhimit të përzgjedhjes së teksteve alternative dhe mundësisë që shtëpitë botuese të ndikojnë që të përzgjidhen tekstet e tyre. Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ...
Pritjet në Merdarë deri në 45 minuta

Pritjet në Merdarë deri në 45 minuta

LAJME, Storiet Kryesore
Këtë të shtunë pothuajse të gjitha pikëkalimet kufitare të vendit mund të kalohen pa shumë pritje. Pika në Merdarë është më e ngarkuara ndër të tjerat, ku pritjet në dalje janë nga 40 deri në 45 minuta ndërsa në hyrje 10 deri 15 minuta. Pas saj është ajo në Vërmicë ku pritjet në dalje janë nga 15 deri në 20 minuta. Më poshtë mund ti gjeni pritjet në hyrje-daljet në gjitha pikat kufitare të vendit.
div.meta-author { display:none; }