News That Matters

Storiet Kryesore

Vdesin nga Covid nënë e bir nga Zhegra e Gjilanit

Vdesin nga Covid nënë e bir nga Zhegra e Gjilanit

LAJME, Storiet Kryesore
06/09/2021 | 21:29 Nënë dhe bir nga Zhegra e Gjilanit kanë vdekur mbrëmjen e sotme si pasojë e infektimit me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lufti Haziri në emision Prime time në Kanal 10 “Fatkeqësisht sonte u njoftova se dy anëtarë të familjes Arifi nga Zhegra kanë vdekur, janë nënë e djalë. Kanë vdekur sonte në mbrëmje dhe kjo e rëndon shumë situatën”, tha ai. Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i rëndë. Haziri ka theksuar se deri tani në Gjilan nga ky virus kanë vdekur 180 persona. Haziri ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Gjilanit janë gati 900 raste aktive.
Policia në rajonin e Mitrovicës inspekton në zbatimin e masave në palestra dhe fitnese

Policia në rajonin e Mitrovicës inspekton në zbatimin e masave në palestra dhe fitnese

LAJME, Storiet Kryesore
06/09/2021. 14:32 Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19​, trasmeton Radio Ylberi. Sot zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle nëpër palestra sportive e salla fitnesi, me ç’ rast këto veprimtari sportive janë inspektuar dhe kontrolluar në suaza të autorizimeve për zbatimin e masave. “Bazuar në gjendjen faktike, zhvillimi i aktiviteteve fizike në këto veprimtari ka rezultuar të jetë në përputhje me masat e rekomanduara sipas protokolleve të parapara për veprimtari sportive . Ndaj personave apo subjekteve tjera të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve ligjore të parapara me Ligjin per parandalimin dhe luftimin ...
Sveçla njofton se janë vaksinuar rreth 8 mijë pjesëtarë të Policisë, ndërsa 24 kanë vdekur nga covid-19

Sveçla njofton se janë vaksinuar rreth 8 mijë pjesëtarë të Policisë, ndërsa 24 kanë vdekur nga covid-19

LAJME, Storiet Kryesore
06/09/2021 10:53 Me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës është mbajtur ceremoni solemne për nder të shënimit të kësaj dite. Fillimisht u bën homazhe pranë lapidarëve të policëve të rënë në krye të detyrës për të vazhduar edhe me një minutë heshtje për nderim të kësaj. Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo ditë do festohej ndryshe, por që si pasojë e pandemisë ishin të obliguar që organizimi të jetë simbolik, raporton EO, transmeton Radio-Ylberi Ai shtoi se mbështetja e tij dhe ministrisë do jetë edhe më e madhe. Ministri ka bërë të ditur se si pasojë e COVID-19, 24 pjesëtarë të Policisë kanë vdekur, kurse 7 912 janë vaksinuar edhe 1 268 janë në radhë për t’u vaksinuar. “Sot është një ditë e shënuar, duke kremtuar kështu 6 shtatorin e...
E mitura nga Vushtrria dërgohet në repartin e gjinekologjisë në QKUK

E mitura nga Vushtrria dërgohet në repartin e gjinekologjisë në QKUK

LAJME, Storiet Kryesore
06/09/2021. 09:43 Një e mitur nga Vushtrria është dërguar në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili ka bërë të ditur se me të miturën është martuar një vit më parë. “Është raportuar se viktima e mitur, femër kosovare ishte dërguar në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
2.223 gjoba në 24 orë për mosrespektim të ligjit anti-Covid

2.223 gjoba në 24 orë për mosrespektim të ligjit anti-Covid

LAJME, Storiet Kryesore
06/09/2021 09:38 Policia e Kosovës, ka vazhduar me dënimin e qytetarëve që nuk zbatojnë masat e reja kundër koronavirusit, përcjell InLajmi. Në raportin 24-orësh të policisë, është bërë e ditur se në 24 orë janë dënuar 2.223 qytetarë për thyerje të ligjit anti-Covid. Poashtu policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar edhe 1.109 tiketa trafiku në 24 orë. Në raport janë dhënë edhe shifrat e arrestimeve, ku gjithsej janë arrestuar 25 persona. Ndërsa sa i përket aksidenteve, policia ka bërë të ditur se në orët e fundit janë shënuar 17 aksidente me dëme materiale dhe 13 me të lënduar.
Sërish  kolona të gjata të automjeteve për të dalë nga Kosova

Sërish kolona të gjata të automjeteve për të dalë nga Kosova

LAJME, Storiet Kryesore
06/09/2021. 08:52 Janë bërë një javë që kur Qeveria e Kosovës vendosi masat e reja për luftimin e parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Pjesë e këtyre masave ishte edhe vendimi që për të hyrë në Kosovë çdo qytetar duhet të ketë certifikatë që është vaksinuar ose test PCR negativ për coronavirus. E ky vendim ka bërë që sërish në pikat kufitare të kthehen kolonat e automjeteve. Kolona të gjata në orët e mëngjesit të sotëm raportohen në dalje të pikës kufitare në Vërmicë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar deri në orën 06:00 kolonat në dalje të këtyre tri pikave kufitare ishin nga 50 deri në 300 metra, kurse në hyrje nuk ka pasur kolona. Pritjet kanë qenë nga 10 deri në 30 minuta. Kujtojmë se të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në territorin ...
22 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

22 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

LAJME, Storiet Kryesore
06/09/2021. 08:47 6 shtatori i vitit 1999 shënon datën kur Policia e Kosovës fillon ekzistencës si institucion i sigurisë. Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE) në pajtim me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, hapi shkollën policore dhe nisi trajnimin e kandidatëve të parë për t’u bërë policë të Kosovës. 176 pjesëtarë ishin nga gjenerata e parë e institucionit që në atë kohë mori emrin Shërbimi Policor i Kosovës, trasmeton “Radio-Ylberi” Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme do të mbahet ceremonia solemne e shënimit të 22-vjetorit të Policisë së Kosovës. Në këtë ceremoni do të shpërblehen me mirënjohje oficerët e dalluar.
Policia ndalë edhe dy dasma të tjera, dënon pronar e organizator

Policia ndalë edhe dy dasma të tjera, dënon pronar e organizator

LAJME, Storiet Kryesore
05/09/2021. 21:15  Të dielën, policia në Prizren gjatë inspektimit të salloneve te dasmave për respektimin e masave anti-COVID, ka hasur në organizime familjare. Siç njoftohet, policia ka reaguar menjëherë në bazë të vendimit të Qeverisë duke marrë masa ndaj organizatorit të cilit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë. Po ashtu pronarit të sallonit te dasmës i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AVUK-ut, të njëjtit i është mbyllur biznesi (veprimtaria) deri në një vendim tjetër, ndërsa dasmorët të pranishëm janë shpërndarë. Policia në Prizren ka intervenuar edhe në një rast tjetër rreth orës 17:30, perkatesisht në rrugën “Kasëmbeg” në Prizren, ku është raportuar një aheng familjar në shtëpi. Në këtë rast është dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ...
Vdes edhe një 26-vjeçare nga Covid-19 pasi lindi foshnjën

Vdes edhe një 26-vjeçare nga Covid-19 pasi lindi foshnjën

LAJME, Storiet Kryesore
05/09/2021 14:15 Një 26-vjeçare nga Vitia ka vdekur sot pas infektimit me COVID-19. Ajo ishte shtatzënë dhe kishte lindur para disa ditëve fëmijën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Por pas lindjes të cilën e kishte kryer me operacion, ajo ishte transferuar për në intensivë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa gjatë këtij viti, pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën nga COVID-19, tri nga të cilat kanë kryer edhe lindjen
Gjobitet me 500 euro,69 vjeçari që kërkonte lëmoshë në Ferizaj

Gjobitet me 500 euro,69 vjeçari që kërkonte lëmoshë në Ferizaj

LAJME, Storiet Kryesore
05/09/2021 13:55 Policia e Ferizajit është në aksion për ndalimin e lëmoshëkërkuesve në këtë qytet. Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se në kuadër të këtij aksioni është gjobitur me 500 euro një 69 vjeçar. “Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar personin, tashmë recidivist me inicialet : H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje. Në lidhje me këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themeloretë Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes “, thuhet në komunikatë. Tutje, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në këtë qytet si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin në lypësarë, të njoftojnë menjëherë policinë....
div.meta-author { display:none; }