
SBASHKU: Shtatzënat, të sëmurët, të lirohen nga procesi mësimor
07/09/2021. 17:10
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga institucionet kompetente që gratë shtatzëna që punojnë në arsim dhe të tjerët që kanë sëmundje të rënda duhet të lirohen nga paraqitja fizike në procesin e mësimit dhe duhet të vazhdojnë të marrin paga të plota.
Kështu tha kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, në takimin online që u zhvillua me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit.
Jasharaj tha se prekja e mësimdhënësve nga COVID-19 mund të ketë pasoja fatale për ta.
Ai theksoi se ka pasur gatishmëri që mësimi të niste me datën 1 shtator por se e kanë respektuar vendimin e institucioneve që mësimi të nisë më 13 shtator.
Kreu i SBASHK-ut shtoi se 90 përqind e punëtorëve arsimorë janë vaksinuar.
“Duhet zgjidhje kon...