News That Matters

Storiet Kryesore

Vritet Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të Pejës nga PDK

Vritet Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të Pejës nga PDK

LAJME, Storiet Kryesore
08/09/2021 21:16 Në mbrëmjen e së mërkurës, në qytetin e Pejës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, si dhe një person ka mbetur i plagosur. Policia e Kosovës ka konfirmuar, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri. Bëhet e ditur se personat që kanë mbetur të vrarë në vendin e ngjarjes, janë dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe zyrtari Blerand Kadriaj. Po ashtu i plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avniu. Ndërsa Blerand Kadriaj në zgjedhjet e kaluara ka qenë kandidat për kryetar të Deçanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Pejë, dhe pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete, ka ndodhur gjuajta me armë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
Kurti dhe Vitia vizitojnë IKShPK-në

Kurti dhe Vitia vizitojnë IKShPK-në

LAJME, Storiet Kryesore
08/09/2021 17:54 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike. Pas vizitës Kurti dhe Vitia do të prononcohen për medie. Ditëve të fundit janë rritur ndjeshëm numri i të vdekurve dhe rasteve me pozitive me COVID-19
Erdhi nga Gjermania për pushime në Kosovë, vdes 47 vjeçari nga COVID-19

Erdhi nga Gjermania për pushime në Kosovë, vdes 47 vjeçari nga COVID-19

LAJME, Storiet Kryesore
08/09/2021 12:30 F.I, 47-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e infektimit me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, Arben Gecaj përmes një postimi në Facebook. “F.I kush e ka njoft, e ka dite qe mision te jetes e ka pas vec tjeret me i ndihmu. E hupe luften me covidin, kurre te dorzum s’te kem pa, shok!”, ka shkruar Gecaj në Facebook. Bëhet e ditur se viktima është nga fshati Prapashticë dhe që një vit kishte shkuar në Gjermani
Nga zjarri u lënduan edhe tre familjarë të fëmijëve të vdekur në Gjakovë, prindi i njërit në gjendje të rëndë

Nga zjarri u lënduan edhe tre familjarë të fëmijëve të vdekur në Gjakovë, prindi i njërit në gjendje të rëndë

LAJME, Storiet Kryesore
08/09/2021 12:24 Shpërthimi i zjarrit në një shtëpi në Ujz të Gjakovës ka lënë të vdekur dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç, të gjinisë mashkullore, djem të axhës mes vete. Ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre familjarë të tjerë. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetëore, bëhet fjalë për prindin e njërit nga fëmijët e vdekur.Hetimet po vijojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, teksa deri më tani nuk dihet asgjë për mënyrën se si ndodhi zjarri që la dy të vdekur e tre të lënduar.Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, një një bisedë për Gazetën Express tha se një nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore. “Perveç dy viktimave edhe 3 persona kanë pësuar lëndime trupore. Sipas informacio...
Qytetari nga Mitrovica shpreh shqetësimin lidhur me gjendjen e krijuar nga COVID-19

Qytetari nga Mitrovica shpreh shqetësimin lidhur me gjendjen e krijuar nga COVID-19

LAJME, Storiet Kryesore
Ahmet Jashari, qytetarë i Komunës së Mitrovicës ka shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e krijuar në spitale nga COVID-19  “Mantelbardhet dhe familjarët e pacientëve të braktisur nga shteti” shkroi ai Ai shtoi se mjafton të qëndrosh një orë brenda spitaleve kosovare, në këtë rast të atij në Mitrovicë, për të parë jetën reale të këtyre ditëve të rënda të shkaktuara nga pandemia. “Aty flitet veç për vdekjet e familjarëve dhe vuajtjet e tyre. Aty urrehet politika që ka dështuar të veproj si shtet. Tmerr i vërtetë!” shtoi ai  Postimi i plotë:  Mantelbardhët dhe familjarët e pacientëve të braktisur nga shteti Mjafton të qëndrosh një orë brenda spitaleve kosovare, në këtë rast të atij në Mitrovicë, për të parë jetën reale të këtyre ditëve të rënda të shkaktuara nga pandemia. Njerëz që vdesin ...
Shpërthen bojleri në Polac të Skenderajt, lëndohen 3 persona

Shpërthen bojleri në Polac të Skenderajt, lëndohen 3 persona

LAJME, Storiet Kryesore
08/09/2021 10:05 Mëngjesin e ditës së sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në fshatin Polac të Skenderajt. Sipas disa burimeve të Drenica Sot, mësohet se rreth orës 05:00 të mëngjesit ka shpërthyer një bojler në Polac ku si pasojë e kësajë kanë mbetur të lënduar 3 persona, prindërit dhe vajza. Akoma nuk dihet për gjëndjen shëndetësore të të lënduarve, ne do të ju mbajmë të informuar me rastin./Drenica Sot/
Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

LAJME, Storiet Kryesore
08/09/2021 09:41 Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore. Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2021, MBPZhR-ja ka ndarë një buxhet prej 21 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 28 shtator 2021. Subvencionimi i disa kulturave bujqësore në kuadër të këtij programi sivjet për herë të parë do të orientohet mbi bazën e rendimentit e krahas kësaj, risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primit të Sigurimit në vlerën prej 75 për qind për 6 kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore. Në programin e sivjetmë, Ministria e Bujqësisë ka paraparë subven...
Vodhi çantën e krahut në një qendër tregtare në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Vodhi çantën e krahut në një qendër tregtare në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

LAJME, Storiet Kryesore
08/09/2021 09:18 Një person është arrestuar pasi i njejti dyshohet për veprën penale ‘vjedhje’, trasmeton Radio Ylberi “Pas një pune hetimore me datën 07.09.2021, njësia e hetimeve të Stacionit Policor Jug Mitrovicë, ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestoj të dyshuarin Sh.Th., 66 vjeçar, i cili pas intervistimit ka pranuar veprën dhe i janë konfiskuar të gjitha paratë dhe stolit e arit të raportuara nga ankuesja, e të cilat i janë kthyer ankueses në fjalë” thuhet tutje në njoftimin e Policisë. E ngjarja ka ndodhur me datë 03 të këtij muaji ku në një nga qendrat tregtare në Mitrovicë, ku ankuesja ka raportuar se i është vjedhur çanta e krahut, në të cilën kishte pasur një shumë me para të gatshme dhe një sasi të stolive të arit.
Nesër do ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Mitrovicës

Nesër do ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Mitrovicës

LAJME, Storiet Kryesore
07/09/2021 17:39 KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet të cilat bëhen gjatë ditës së nesërme. Kësisoj KEDS ka njoftuar edhe për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa pjesë E shkak i këtyre ndërprerjeve do të jenë punimet në rrjet Nga TS 35/10kV Shupkovci I do të ndërprehet: LP 10kV Betonjerka (Kodi:70000104) prej orës 10:00 deri në ora 14:00 Vendet: Pjesa nga stacioni hekurudhor dhe lagjja Sitnica. Arsyeja: Kalimi i rrjetit nga shtyllat e vjetra në të rejat. 2. TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet: Dalja 10 kV Runiku (Kodi: 74000005) prej orës 10:00 deri në ora 15:00. Vendet: Klinë Epërme, Lagjet Mecini dhe Berani, Qubrel, Kotorr, Vitak, Kastriot, Runik, Banjë, Suriganë, Radishevë, Qitakë, Leqinë dhe Tërrnovë. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive....
div.meta-author { display:none; }