News That Matters

Storiet Kryesore

Lajçak: Me Kurtin nuk kam biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës

Lajçak: Me Kurtin nuk kam biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/09/2021 20:38 Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës. “Biseduam për dialogun dhe rrugën përpara – kjo është më e rënëdishmja. Diskutuam edhe për bashkëpunimin rajonal dhe disa çështje tjera, por fokusi ishte te dialogu”. “Nuk e diskutuam për arkivat. Më lejoni t’i përgjigjem kësaj pyetje, e dini që kam një vizitë tre ditore, takime me palë të ndryshme dhe do t’iu jap përgjigjen pas të përfundojnë sepse sapo kam filluar. Tani do ta takoj Bislimi, për të vazhduar diskutimet më në detaje”, tha ai pas takimit. Ndryshe diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të ...
Mbrojtja kërkon lirimin e ish-presidentit Thaçi

Mbrojtja kërkon lirimin e ish-presidentit Thaçi

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/09/2021 16:36 Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka apeluar vendimin e gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, mbi vazhdimin e paraburgimit, duke kërkuar sërish lirimin e tij nga kjo masë. Në shkresën e publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, mbrojtja ka renditur gabimet që pretendon se gjyqtari paraprak i ka bërë në vendimin e tij për vazhdimin e paraburgimit, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas mbrojtjes, gjyqtari paraprak ka aplikuar gabimisht barrën e provës për rishikimin e nenit 41(1), ka gabuar në refuzimin për t’u angazhuar me kohëzgjatjen e parashikuar të paraburgimit. Mbrojtja tutje ka pretenduar se gjetjet mbi ndikimin dhe autoritetin e Thaçit janë aq të padrejta dhe të paarsyeshme sa që përbëjnë një abuzim me diskrecionin. Sipas mbrojtjes, gjyqtari gji...
Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës

Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/09/2021 13:47 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ritheksuar edhe një herë se në dialog me Serbinë nuk do të bisedojnë për integritetin territorial të Kosovës, dhe për pavarësinë e cila është shpallur më 17 shkurt 2008. Osmani kështu theksoi gjatë një diskutimi në Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP), në një bashkëbisedim për të ardhmen e Kosovës me ambasadorin Wolfgang Ischinger, ndërsa u shpreh se Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është e fokusuar që ta paraqesë Kosovën keq ndërkombëtarisht. “Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është fokusuar në fyerje të tmerrshme gjatë procesit të negociatave… Serbia ende po përpiqet ta bëjë Kosovën të duket keq”, tha ajo. Presidentja shtoi tutje se në dialog asnjëherë nuk do të bisedojnë me Serbinë për disa tema. “Ne kurrë nuk do të p...
Paraqiten disa fotografi nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, akuza për Sali Mustafën dhe grupin e tij

Paraqiten disa fotografi nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, akuza për Sali Mustafën dhe grupin e tij

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/09/2021 13:13 Prokurorët e Gjykatës Speciale kanë drejtuar akuza të rënda në drejtim të Sali Mustafës, të njohur si Cali, gjatë seancës së sotme. Kësisoj, sipas tyre, në prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, Sali Mustafa së bashku me bartësit e tij keqtrajtuan shumë kosovarë dhe vranë një civil. Përpos akuzave, Prokuroria ka paraqitur edhe disa fotografi. “I akuzuari z.Mustafa së bashku me vartësitë e tij ndaluan në mënyrë të paligjshme dhe keqtrajtuan një numër të madh civil kosovar dhe vranë një civil. Të gjitha viktimat në këtë çështje janë shqiptarë/kosovarë. U rrahën, u keqtrajtuan, provat tregojnë se krimet kanë ndodhur në fshatin Zllaq, në zonën malore të Gollakut – jo larg Prishtinës. Njësiti “BIA”, ishte grupi që komandohet i akuzuari, Cali. Në vitin 1999 j...
Mustafa: Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë të zyrës së “Gestapos”

Mustafa: Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë të zyrës së “Gestapos”

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/09/2021 12:40 Ky gjykim mbahet kundër Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Salih Mustafa, i akuzuari i parë i Gjykatës Speciale, ka deklaruar se nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës. Ai iu referua Dhomave të Specializuara si Gestapo, emërtimi për Policinë sekrete të Gjermanisë naziste. “Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë të zyrës së Gestapos”,u shpreh ai
Lajçak viziton nesër Kosovën

Lajçak viziton nesër Kosovën

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
14/09/2021 16:06 Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, do të udhëtojë nesër në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj. PSBE planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së Dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.
KQZ: 30 ditë fushatë zgjedhore, periudha është ligjore nuk mund të ndryshohet përkundër pandemisë

KQZ: 30 ditë fushatë zgjedhore, periudha është ligjore nuk mund të ndryshohet përkundër pandemisë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
14/09/2021 15:07 Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit do të zgjasë 30 ditë. Radoniqi në mbledhjen e KQZ-së, tha se kjo periudhë e fushatës zgjedhore është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet përkundër pandemisë. “Periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje të rregullta është 30 ditë, dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet përkundër rrethanave të krijuara”, tha ai. Radoniqi u bëri thirrje subjekteve politike që t’i respektojnë masat kufizuese ndaj COVID-19. “Gjatë kësaj periudhe t’i përmbahen ligjit dhe masave, gjatë kësaj kohe duke pasur parasysh situatën me coronavirus, ju bëj thirrje subjekteve politike që të respektojnë masat dhe kufizimet e vendosura nga Qeveria. Shëndeti i q...
Kryeministri Rama e nderon kancelaren Merkel me medalje

Kryeministri Rama e nderon kancelaren Merkel me medalje

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
14/09/2021 14:14 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka ndarë medalje kancelaren gjermane, Angela Merkel. Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka njoftuar se e ka nderuar kancelaren me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. “Faleminderit Angela. Kënaqësi e veçantë t’Ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, ka shkruar Rama. Ky nderim është bërë gjatë takimit që e zhvilloi Rama bashkë me të kancelaren Merkel.
Në ShSKUK po trajtohen 883 pacientë

Në ShSKUK po trajtohen 883 pacientë

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
14/09/2021 12:34 Po vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë hospitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme. Sipas raportit të datës 14 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 883 pacientë, 734 me oksigjeno-terapi dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 94 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 77 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 78 pacientë Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë Spitali i Prizrenit, 123 paci...
Vishaj: Mbi 90 për qind e pacientëve në Infektivë janë të pavaksinuar

Vishaj: Mbi 90 për qind e pacientëve në Infektivë janë të pavaksinuar

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
14/09/2021 11:10 Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka deklaruar se mbi 99 për qind e pacientëve në Kosovë janë të infektuar me variantin Delta. Vishaj ka deklaruar se momentalisht në klinikën që ai e drejton janë duke u trajtuar 107 pacientë, prej të cilëve 12 janë në mjekim intensiv dhe pesë të intubuar. “Nga vaksinimi që është duke u bërë jemi të bindur që sfidat do të jenë më të vogla. Duket që koronavirusi do të jetë një sfidë shumë e rëndë. Delta përhapet shumë më shpejtë dhe zhvillon një formë klinike më të rëndë. Në Klinikën Infektive pacientë të vaksinuar plotësisht janë zakonisht 2-3 për qind, ndërkaq pothuajse mbi 90 për qind e pacientëve janë të pavaksinuar. Me vaksinim më të madh do të ketë më pak pacientë. Për momentin ka vende të mjaftues...
div.meta-author { display:none; }