News That Matters

Storiet Kryesore

Osmani dhe Gërvalla sot nisen drejt SHBA-ve

Osmani dhe Gërvalla sot nisen drejt SHBA-ve

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
18/09/2021 10:34 Vizitat zyrtare të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të vazhdojnë edhe për disa ditë. Presidenca bëri të ditur ditë më parë se pas vizita në Gjermani i lë vend vizitës në Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Java e Presidentes Osmani nisi me pritjen e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vazhduar me vizitën zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë ajo do të udhëtojë drejt New York”, tha ditë më parë Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Osmanit. Klan Kosova nga burime të veta brenda Presidencës merr vesh se bashkë me Osmanin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së sotme do të udhëtojë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Kurti u dërgon letër falënderimi Emirateve të Bashkuara Arabe pas ndërtimit të spitalit të fëmijëve

Kurti u dërgon letër falënderimi Emirateve të Bashkuara Arabe pas ndërtimit të spitalit të fëmijëve

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
18/09/2021 10:05 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka dërguar letër falënderimi Ministres së Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe, përcjell “Radio-Ylberi” Pas inaugurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”, Kurti nëpërmjet dy letrave të falënderimit, ka shprehur sërish mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës. Kryeministri falënderoi Ministren e Shtetit, Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi dhe Drejtorin e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed për investimet në përmirësimin e infrastrukturës tonë shëndetësore. Mes tjerash në letrën falënderuese Kurti thekson se spitali i fëmijëve në Prishtinë do të mbetet ...
Policia e Mitrovicës ka një njoftim për qytetarët

Policia e Mitrovicës ka një njoftim për qytetarët

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
17/09/2021 20:05 Policia në Mitrovicë njofton qytetarët e Mitrovicës e sidomos banorët e lagjes afër Palestrës sportive ,,Minatori” në Mitrovicë, të mos parkojnë automjetet e tyre në hapësirën për rreth palestrës sportive, nga ora 09:00 të datës 18.09.2021 deri në ora 22:00, të datës 19.09.2021, trasmeton “Radio-Ylberi” E tërë kjo për shkak të një ndeshje ndërkombëtare të hendbollit e cila do të zhvillohet në këtë palestër, thuhet tutje në njoftim. Njoftimi i plotë: I n f o r m a c i o n/N j o f t i m Mitrovicë, 17 shtator 2021 Policia në Mitrovicë njofton qytetarët e Mitrovicës e sidomos banorët e lagjes afër Palestrës sportive ,,Minatori” në Mitrovicë se për shkak të një ndeshje ndërkombëtare të hendbollit e cila do të zhvillohet në këtë palestër, të mos parkojnë automjetet e tyr...
Nagavci: Orët e humbura do të kompensohen

Nagavci: Orët e humbura do të kompensohen

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
17/09/2021 14:21 Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci për lirimin nga pagesa për vijimin e mësimit në arsimin e lartë, tha se kjo do të krijojë lehtësira për universitetet Ajo tha se po shmangin diskriminimin e pabarazinë sociale, duke sqaruar se për këtë vit nga buxheti do të ndahen 1.7 milionë euro për universitetet. “Studimet pa pagesë për arsimin e lartë ka qenë një nga zotimet tona, me këtë zotim ata lirohen nga pagesa e tarifave me rastin e regjistrimit dhe po shmangim diskriminimin për shkak të pa barazisë sociale”. “Në hyrje në fuqi shfuqizohet udhëzimi administrativ i mëparshëm. Në lidhje ne shumën e bursave do të vlejnë të njëjta vlera dhe ne kemi hapur thirrje edhe për 1 000 bursa për vajzat, dhe përtej kësaj kemi ofruar mbështetje për s...
Kurti: S’do të ketë takim me Vuçiqin në Bruksel para 6 tetorit

Kurti: S’do të ketë takim me Vuçiqin në Bruksel para 6 tetorit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
17/09/2021 14:14 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialogun Kosovë-Serbi para datës 6 tetor. “Nuk do të ketë takim para 6 tetorit, kur edhe e kemi Samitin në Slloveni mes Bashkimit Evropian dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. S’ka datë të caktuar se kur do të jetë takimi ynë i radhës, ndërkohë zëvendëskryeministri im Bislimi që është përgjegjës ka pasë takime në Bruksel. Ai i diskuton hollësitë sidomos të çështjes së të zhdukurve me forcë”, u shpreh ai. Tutje Kurti në një konferencë për media, ka folur edhe për takimin me të dërguarit e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili ka qëndruar tri ditë në Kosovë. “Lajçaku ka qëndruar tri ditë në Kosovë dhe jo si herët e kaluara, kur...
A do të shtyhet sërish fillimi i vitit të ri shkollor, flet ministrja Nagavci

A do të shtyhet sërish fillimi i vitit të ri shkollor, flet ministrja Nagavci

LAJME, Storiet Kryesore
17/09/2021 13:47 Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se të hënën e javës së ardhshme do të ketë mbledhje Task Forca në nivel të Ministrisë së Arsimit për të diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor. Nagavci tha se shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor është bërë me rekomandim të insitucio9neve shëndetësore.Më tutje ministrja deklaroi se zyrtarisht viti i ri shkollor është i pafilluar. “Ka qenë rekomandimi i IKSHPK-së, që fillimi i vitit të ri shkollorë të pezullohet deri më 26 shtator. Janë gjithsej 18 ditë të humbura të fillimit të vitit të ri shkollor. Të hënën është mbledhja e Task Forcës në kuadër të ministrisë ku do të diskutohet edhe për çështjen e kompensimit të këtyre ditëve. Sa i përket zhvillimit të mësimit, aktualisht ka disa shkolla edhe private që kanë...
KQZ njofton se nga 15 shtatori deri më 15 tetor është periudha e votimit përmes postës

KQZ njofton se nga 15 shtatori deri më 15 tetor është periudha e votimit përmes postës

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
17/09/2021 09:51 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në kuadër të zgjedhjeve lokale të cilat mbahen gjithandej vendit me datën 17 tetor, periudha e votimit përmes postës do të vazhdojë nga data 15 shtator deri më 15 tetor. Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat. Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të shënjoni vetëm një kandidat. Fletëvotimet, broshurën me emrat e subjekteve politike dhe kandidatëve dhe të gjitha informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/...
11 marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e qeverive Kosovë – Maqedoni e Veriut

11 marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e qeverive Kosovë – Maqedoni e Veriut

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë 11 marrëveshje bilaterale në takimin e sotëm të përbashkët në Shkup. Njëra ndër to do të jetë edhe studim i fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë dhe rregullimi kufitar të komunikacionit hekurudhor. Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi. “11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar Dalipi në Facebook. Mbledhja e dy qeverive është duke...
Konjufca – Lajçakut: Integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme

Konjufca – Lajçakut: Integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
16/09/2021 10:36 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Në takim u bisedua për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kryekuvendari Konjufca u shpreh se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme. “Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”. Kreu i Kuvendit po ashtu vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e li...
Sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
16/09/2021 08:50 Këtë të enjte, nis zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ani se vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit, kjo fushatë është paraparë të zgjas 30 ditë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditë më parë certifikoi listën përfundimtare të votuesve. Më 17 tetor të drejtë vote do të kenë rreth 1 milion e 885 mijë qytetarë, derisa 24 mijë votues do të jenë të rinj për dallim nga zgjedhjet e fundit të parakohshme. Gjithashtu, në listën zyrtare të votuesve, janë përfshirë edhe 90 mijë votues që në zgjedhjet e fundit votuan jashtë vendit.
div.meta-author { display:none; }