
Ministri Sveçla publikon vendimin për reciprocitetin ndaj Serbisë lidhur me targat
20/09/2021 09:09
Mëngjesin e ditën së sotme Njësia Speciale e Kosovës janë vendosur në pikat kufitare në Veri, pasi nga sot nuk lejohet qarkullimi me targa KS.
Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se ky veprim ka për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht targave të automjeteve, transmeton “Radio-Ylberi”
Tutje, Sveçla ka shkruar se situata është e qetë dhe se Policia e Kosovës ka marrë masat që mos të pengohet apo vonohet lëvizja e njerëzve dhe e mallrave.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer...