
MPB: Gjatë 24 orëve janë lëshuar 1 mijë e 455 targa provuese
21/09/2021 15:15
Nga e hëna Qeveria e Kosovës e ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia.
Njësitë Speciale të hënën në mëngjes janë vendosur në pikat kufitare me Serbinë, përkatësisht në Jarinje dhe Bërnjak kështu duke mos lejuar që automjetet të hyjnë me targat e Serbisë ose “KS”.
Kështu me këtë masë këto targa duhet që të zëvendësohen me targa provuese.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë lëshuar 1 mijë e 455 targa provuese.
“Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë të gjitha pikat e kalimit kufitarë me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë-konkretisht targave të automjeteve, ku gja...