News That Matters

Storiet Kryesore

Ekspertët evropian dërgohen në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet

Ekspertët evropian dërgohen në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 08:41 Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese të Zgjedhjeve (ENEMO) ka dërguar pesë ekspertë ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet lokale të 17 tetorit pas akreditimit zyrtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës(KQZ). ENEMO ka bërë të ditur se ekipi kryesor tashmë gjendet në Prishtinë dhe do të vëzhgoj raundin e parë të zgjedhjeve dhe raundin e dytë në komunat ku mund të ndodh që të ketë raund të dytë. Poashtu IEOM i ENEMOs planifikon që në ditën e zgjedhjeve të monitoroj procedurat e votimit dhe të numërimit në një numër të limituar të vendvotimeve. Në këtë mënyrë IEOM i ENEMOs synon që ta rris integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor. “Me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë të vitit 2021, IEOM i ENEMOs synon të rris integritetin dhe transparencën e pr...
Sot mbahet konferencë për rastin e Pjetër Shalës

Sot mbahet konferencë për rastin e Pjetër Shalës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 08:24 Gjykata Speciale do të mbajë sot konferencë ndaj Pjetër Shalës, i njohur si komandant “Ujku”. Konferenca do të fillojë në ora 9:00. Shala po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për veprat penale ndalim arbitrar, torturë, trajtim mizor dhe vrasje në kohë të luftës. “Ujku” ishte arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe ishte transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në aktakuzën e konfirmuar më 12 qershor 2020 e të redaktuar më 15 prill 2021, prokuroria pretendon se Shala kishte kryer krime të luftës, në fabrikën e metalit në Kukës së bashku me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Pjetër Shala së bashku me persona të tjer...
Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 36-të

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 36-të

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
22/09/2021 15:13 Nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të 36-të, trasmeton "Radio-Ylberi" Në fillim të mbledhjes Kryeministri Kurti foli rreth vendimit të qeverisë për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë e që hyjnë në Kosovë nga të gjitha pikat kufitare. “Vënia e ligjshmërisë në vend është interes i të gjithëve dhe nuk është kundër askujt. Masat që i kemi ndërmarrë, vendimet që i kemi marrë janë për të gjithë pa diskriminuar dhe pa privilegjuar asnjeri. Për incidente dhe për eskalim nuk kanë interes shteti i Kosovës dhe as qytetarët e vendit tonë. Nuk kanë interes as serbët në Kosovë. Nuk ka interes për destabilizim as Serbia”, tha kryeministri Kurti, duke falënderuar Ministrinë e Punëve ...
Gjendja aktuale në ditën e tretë të bllokadës në Jarinjë përmes pamjeve

Gjendja aktuale në ditën e tretë të bllokadës në Jarinjë përmes pamjeve

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
22/09/2021  14:59 Policët e njësive speciale të Kosovës po qëndrojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, ku serbët kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe automjete të tjera. "Radio-Ylberi" eksluzivisht për lexuesit e saj ua sjellë disa pamje nga gjendja që është krijuar atje. Po ashtu sipas pamjeve rarportohet se situata është e qetë, dhe ka një numër të vogel të protestueve. Ndërsa tani janë bërë tri ditë qëkur dy rrugë nacionale, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat e Serbisë. Radio-Ylberi do ju mbaj të informuar në kohë reale , për cdo të re nga atje!  Fotografit dhe videot nga "Radio-Ylberi" Videot nga "Radio-Ylberi"
SBASHK-u thotë se mësimi fillon të hënën

SBASHK-u thotë se mësimi fillon të hënën

LAJME, Storiet Kryesore
22/09/2021 12:44 Sindikata e Bashkuar e Asimit dhe Shkencë së Kosovës është kundër çdo shtyrje të mëtejme të procesit mësimor. Kështu tha kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj Jasharaj theksoi se nëse Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja shohin rrezik në fillimin e vitit shkollor atëherë duhet të fillojnë përgatitjet për versione të tjera të mësimit. “Ne jemi deklaruar se çdo shtyrje e radhës e vitit shkollor do të paraqes probleme shtesë dhe do të krijojë pikpyetje se si do të mund të arrijmë t’i zëvendësojmë ditët dhe orët e humbura ngaqë se edhe deri me 27 shtator i kemi 18 ditë mësimi të humbura dhe do të kemi shumë telashe për t’i zëvendësuar ato. SBASHK është shprehur publikisht kundër çdo shtyrjeje të radhës, mendojmë se nëse vërtet institucionet e shëndetit publik, Ministria...
Data kur do të nis gjykimi në Hagë ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Data kur do të nis gjykimi në Hagë ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
22/09/2021 10:45 Gjykimi i dytë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ai kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, pritet të nis më 7 tetor të këtij viti. Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në faqen zyrtare te kësaj gjykate është bërë e ditur se trupi gjykues ka nxjerrë udhëzimet fillestare lidhur me paraqitjen e proave dhe kryerjen e procedurave në këtë rast. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Dr...
Presidentja Osmani flet me sekretarin e NATO-s lidhur me zhvillimet në Veri

Presidentja Osmani flet me sekretarin e NATO-s lidhur me zhvillimet në Veri

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
22/09/2021 9:21 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolenberg. Në njoftimin e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani ka deklaruar se synim themelor i Kosovës mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë në NATO. “Presidentja Osmani theksoi se synim themelor i Kosovës mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë në NATO. Anëtarësimi është i rëndësishëm për ta siguruar paqen në rajon, por edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Gjatë takimit me të, presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për të hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit me NATO-n, i cili nënkupton përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Qëllimi ynë është të bëhemi pjesë e infrastrukturës gl...
Edhe sot vazhdon procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës

Edhe sot vazhdon procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
22/09/2021 09:05 Edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafa në Gjykatën Speciale në Hagë. Kjo do të jetë dita e katërt e gjykimit të Mustafës dhe do të fillojë në orën 9 e 30 Kujtojmë se dje ka vazhduar dëshmia e dëshmitarit të parë në këtë proces. Edhe vetë Salih Mustafa mori fjalën në këtë seancë ku tha se kohëve të fundit është stresuar, por pjesa tjetër e deklaratës së tij u cilësua me përmbajtje të redaktuar dhe nuk ishte e hapur për publikun.
Nata e dytë në Jarinjë kaloi e qetë dhe me numër të vogël të protestuesve

Nata e dytë në Jarinjë kaloi e qetë dhe me numër të vogël të protestuesve

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
22/09/2021 09:01 Nata e dytë e protestës në Jarinjë ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident. Numri i protestuesve serbë gjatë natës është zvogëluar edhe për shkak të temperaturave të ulëta të cilat kanë qenë, megjithatë një numër i tyre ka qëndruar aty edhe mbrëmë, ashtu si një natë më herët, rreth një zjarri që kanë ndezur. Mbrëmë, ndryshe nga nata e parë, protestuesit nuk kanë bërë thirrje dhe as nuk kanë kënduar këngë nacionaliste. Në ndërkohë rrugët të cilat çojnë në Jarinjë, ashtu si edhe në pikëkalimin tjetër kufitar Bërnjak, vazhdojnë të jenë të bllokuara me një kolonë të gjatë të makinerive të rënda që janë vendosur nga protestuesit serbë. Kjo është dita e tretë e protestës në Jarinjë dhe Bërnjak, ku janë vendosur edhe forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës...
Sot, 23 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot, 23 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

LAJME, Storiet Kryesore
22/09/2021 08:54 Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së. Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë. Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë. Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbante kjo brigadë.
div.meta-author { display:none; }