News That Matters

Storiet Kryesore

Vazhdonë bllokada në rrugët që të dërgojnë në Jarinje e Bërnjak

Vazhdonë bllokada në rrugët që të dërgojnë në Jarinje e Bërnjak

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
24/09/2021 09:41 U bënë pesë ditë që rrugët që të dërgojnë në dy pikat kufitare në veri, Jarinje e Bërnjak po mbahen të bllokuara nga serbët lokalë. Ata janë këmbëngulës se pa u larguar masa e reciprocitetit në targa të automjeteve e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk do të këtë zhbllokim, shkruan “Radio-Ylberi” Ndërkohë Policia e Kosovës vazhdon t’i mbajë forcat e saj në këtë zonë anipse deri më tani nuk ka ndonjë incident të madh të raportuar. Situata po vëzhgohet pandërprerë edhe nga KFOR-i e EULEX-i ndërsa dje janë parë edhe helikopter të forcave serbe duke fluturuar afër Jarinjes. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje që sa më parë të dialogohet për këtë çështje dhe palët ti ulin tensionet
Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
24/09/2021 09:13 Sot do të mblidhet Komisioni për Integrime Evropian. Në këtë Komision do të shqyrtohet Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2021-2025, e ku i ftuar do të jetë edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, shkruan “Radio-Ylberi” Në këtë komision do të shqyrtohet edhe Plani i veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II). Mbledhja do të filloj në ora 09:00. RENDI I DITËS Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës: 21.07.2021 dhe 26.07.2021; Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi – Zëvendëskryem...
Sot pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës masat e reja anti-covid

Sot pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës masat e reja anti-covid

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
24/09/2021 09:07 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia një ditë më parë bëri të ditur se nga e hëna, më 27 shtator do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër COVID-19. Vitia tha se masat pritet të miratohen të premten në mbledhjen e Qeverisë. “IKSHPK konstaton se situata epidemiologjike me COVID-19 aktualisht shënon rënie të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve por megjithatë është akoma jo stabile, duke pasur parasysh se varianti Delta është dominues në qarkullim në Kosovë. IKSHPK përkundër situatës rekomandon vigjilencë dhe vazhdimin e disa masave në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e COVID-19”, deklaroi ministri. Megjithatë, Vitia tha se duke pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar, atëherë një pjesë e masave do të jenë në ketë drejtim: – ...
Silver Sabre 2021”/ Dëshmi e fuqishme e bashkëveprimit të suksesshëm të KFOR-it me institucionet e sigurisë së vendit

Silver Sabre 2021”/ Dëshmi e fuqishme e bashkëveprimit të suksesshëm të KFOR-it me institucionet e sigurisë së vendit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 18:02 Në Gjakovë, sot në dy vend-lokacione u realizuar Ushtrimi Fushor “Shpata e Argjendtë 2021”, ku morën pjesë: Këshilli i Sigurisë së Kosovës, FSK, KFOR-i, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Komuna e Gjakovës dhe Kryqi i Kuq i Kosovës. Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, morën pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Ferderici, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zv. Komandanti I KFOR-it, gjeneralbrigade Gunter Schopf, shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John P. Maier, drejtori i Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës I NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter, zv.drejtori i AME-së, Shefki Abdullahu, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë së K...
Osmani takon Clintonin: Është pak të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

Osmani takon Clintonin: Është pak të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 16:56 Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në New York është takuar me ish-presidentin amerikan Bill Clinton. “Të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë është pak. Presidenti Bill Clinton, faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për popullin tonë”, ka shkruar ajo në Twitter. Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla janë duke qëndruar në New York në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Masat antiCovid, gastronomia punon në kushte të reja

Masat antiCovid, gastronomia punon në kushte të reja

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021. 15:20 Ka përfunduar para pak minutash takimi i ministrave Vitia e Krasniqi me kryetarët e komunave. Në këtë diskutim virtual janë diskutuar masat e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga dita e hënë. Gastronomia do të lejohet të shfrytëzoj 50% të hapësirave të mbyllura. Megjithatë, do të ketë rregull të re për stafin por edhe për klientët për të hyrë në lokale, shkruan Indeksonline. Stafi i gastronomisë duhet të ketë kartelën e vaksinimit, apo njërin nga testet e bëra. Kushte të njëjta pritet të vlejnë edhe për klientët, ashtu siç ka paralajmëruar edhe edhe ministri Vitia. Me masat e reja, hapësirat e hapura të lokaleve do të shfrytëzohen deri në 70% të kapacitetit.
MPB: 6375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare

MPB: 6375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 12:12 Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se brenda dy ditësh kanë lëshuar 6375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare. Kjo pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targa nga ana e Qeverisë së Kosovës, më 20 shtator të këtij viti. “Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. MPB-ja ka dhënë detaje edhe për tabelat e përkohshme që janë vendosur në pika kufitare. Tek pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë janë administruar 1616 tabela plotësuese, ndërsa në Merdare 1309. Në Mu...
Munguan anëtarët, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Munguan anëtarët, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 10:58 Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së anëtarëve të mjaftueshëm. Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri. Sipas Tahirit, në mbledhje kanë qenë prezent vetëm kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nënkryetarja e parë, Saranda Bogujevci dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. “Kemi qenë të ftuar në mbledhjen e Kryesisë. Fatkeqësisht mbledhja nuk u mbajt se nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm Edhe se jemi në një proces zgjedhor ne duhet të ushtrojmë funksionin tonë në Kuvend. Shihet qartë se ka një mungesë koordinimi Në mbledhje ka qenë Arben Gashi, Saranda Bogujevci e kryetari Glauk Konjufca, të tjerët munguan. Ajo [ka duhet të them është se nuk duh...
ShSKUK: 455 pacientë po trajtohen nga COVID-19

ShSKUK: 455 pacientë po trajtohen nga COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
23/09/2021 10:10 Në spitalet e përgjithshme në Kosovë po trajtohen 455 pacientë të infektuar me COVID-19. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se prej tyre 361 janë në oksigjenoterapi dhe 42 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore e që gjenden në kujdes intensiv. Raporti i plotë i ShSKUK-së: Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 455 pacientë. Prej tyre 361 me oksigjeno-terapi dhe 42 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 81 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 52 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infekt...
Çfarë ndodhi mbrëmë në pikën kufitare në Bërnjak?

Çfarë ndodhi mbrëmë në pikën kufitare në Bërnjak?

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
23/09/2021 09:10 Qeveria e Kosovës ka nisur të hënën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Mirëpo, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, në shenjë pakënaqësie. RTV Dukagjini raporton se mbrëmë gjatë natës serbët kanë vendosur zhavorr në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak. Ky medium raporton edhe se protestuesit serbë kanë shtuar numrin e mjeteve të rënda në rrugë.Ndryshe, gjatë ditës së djeshme xhandarmëria serbe në afërsi të Jarinjes, është vendosur në disa pika të larta duke vrojtuar njësitet e Policisë së Kosovës.
div.meta-author { display:none; }