
Nxënësit munguan gjatë kompensimit të orëve, kërkohet strategji më e mirë për këtë vit shkollor
25/09/2021 09:45
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se 18 ditët e humbura të viti shkollor 2021-2022 do të kompensohen.
Mirëpo, mësimdhënësit kanë deklaruar për Ekonomia Online se duhet të mendohet një strategji e mirë, pasi kompensimi i orëve të humbura gjatë vitit të kaluar shkollor është përcjell me shumë mungesa të nxënësve.
Mësimdhënësja në Shkollën Model “Qamil Batalli”, Valdrinë Nekoviqi, tha se mësimdhënësit gjithmonë janë treguar të gatshëm për zëvendësimin e orëve të humbura mësimorë.
Ajo thotë se zëvendësimi orëve nuk është problem për të, pasi edhe para pandemisë kanë mbajtur orë plotësuese.
“Për mësimdhënësit gjithherë kanë treguar gatishmëri për zëvendësimin e orëve, jo vetëm tani që kemi humbur shumë, por edhe viteve tjera kur kemi p...