News That Matters

Storiet Kryesore

Sveçla: Prania e Policisë në pikat kufitare nuk është provokim, por po zbatohen vendimet e shtetit

Sveçla: Prania e Policisë në pikat kufitare nuk është provokim, por po zbatohen vendimet e shtetit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28/09/2021 13:53 Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla tha sot se Policia e Kosovës po qëndron në pikat kufitare me Serbinë për siguri të qytetarëve dhe kjo sipas tij nuk është as provokim, as kërcënim për asnjë qytetar por përkundrazi sipas tij, ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie e prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje. Sveçla në një konferencë për media pas takimit me homologun e tij austriak Karl Nehammer, tha se Austria ashtu si aleatët tjerë të botës demokratike janë pozicionuar drejt sundimit të ligjit, paqes, sigurisë dhe interesit të përbashkët, raporton Telegrafi. “Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit, angazhimet tona nuk përbëjnë kurrfarë dallimi dhe do të sigurohemi që rendi dhe ligji të sundojnë në krejt vendin. Po...
Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Europian vizitojnë KQZ-në

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Europian vizitojnë KQZ-në

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 13:43 Shefi i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve, Lukas Mandl me bashkëpunëtorë, ka vizituar Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Vëzhguesit e BE-së janë pritur nga anëtarët e KQZ-së, Alim Rama, Sami Kurteshi, Florian Dushi, Cemajl Kurtisi dhe Fazli Stollaj. Tema kryesore e këtij takimi ka qenë përgatitjet e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor. Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social të këtij misioni.
Vettingu procedohet në Qeveri

Vettingu procedohet në Qeveri

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28/09/2021 12:35 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka njoftuar se është proceduar për në qeveri, koncept-dokumenti për Vettingun i cili do të votohet në mbledhjen e radhës. Haxhiu tutje tha se nuk ka kohë dhe se Kosova duhet të jetë shtet i së drejtës, duke theksuar se ky proces nuk po bëhet për një emër të përveçëm. “Prandaj sot pas një punë të jashtëzakonshme e kemi drejtuar për Qeveri dhe do të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Sistemi i vetingut përballet me probleme të shumta. Krahas sfidave shkaktar i këtyre ngecjeve është integriteti i mangët. falënderoj juristë në përbërje të vettingut. Koncept dokumenti është komentuar edhe nga ekspert ndërkombëtar. Është punuar që të garantohet proces i drejtë”, tha Haxhiu. “Dokumenti përmban 5 opsio...
Kurti nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Education Unlimited e. V. për projekte arsimore

Kurti nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Education Unlimited e. V. për projekte arsimore

LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 12:02 Në një ceremoni të organizuar në Zyrën e Kryeministrit, Kryeministri i Republikës së Kosovës,Albin Kurti, nënshkroi sot memorandum mirëkuptimi me znj. Kerstin Zielosko, Kryetare e Education Unlimited e. V. Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekzistues, përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Education Unlimited e. V., u vendosën parimet kryesore për vazhdim të bashkëpunimit mbi projektin arsimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Të dy palët u pajtuan që të kryejnë projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, përfshirë, por duke mos u kufizuar, në programe të shkëmbimit për studentë dhe nxënës, projekte kërkimore, programe edukimi dhe trajnime, konferenca arsimore dhe kulturore, për nj...
Të zhvarrosurit në Kizhevak, viktima të masakrës së Rezallës riatdhesohen në Kosovë më 30 Shtator

Të zhvarrosurit në Kizhevak, viktima të masakrës së Rezallës riatdhesohen në Kosovë më 30 Shtator

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 09:52 Viktimat e masakrës në Rrezallë, të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë, do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës më 30 shtator. Komisioni Qeveritar i Kosovës për Persona të Zhdukur, në koordinim me familjet, në vazhdimësi ka kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë. Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja nga masakra në Rrezallë, si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës, Serbi. Riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës – Sektorit për Krime Lufte , Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit ...
ShSKUK: 288 pacientë po trajtohen nga covid-19

ShSKUK: 288 pacientë po trajtohen nga covid-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
28/09/2021 09:11 Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, shkruan “Radio-Ylberi” Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 62 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 31pacientë Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 14 pacientë Spitali i Prizrenit, 20 pacientë Spitali i Gjakovës, 24 pacientë Spitali i Pejës, 52 pacientë Spitali i Gjil...
Situata në veri, EULEX-i gati të asistojë së bashku me KFOR-in

Situata në veri, EULEX-i gati të asistojë së bashku me KFOR-in

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 08:58 Kreu i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se janë të gatshëm të asistojnë së bashku me KFOR-in për qetësimin e situatës në veri të Kosovës. Wigermark nëpërmjet një cicërime në Twitter bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim të dobishëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. “Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.
Departamenti amerikan i Shtetit drejtuar  Presidentes Osmani: Rrezikuat sigurinë kombëtare në veri!

Departamenti amerikan i Shtetit drejtuar Presidentes Osmani: Rrezikuat sigurinë kombëtare në veri!

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
27/09/2021 19:26 Departamenti amerikan i Shtetit ia ka bërë të qartë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mospajtimin me mënyrën se si institucionet kosovare kanë vendosur reciprocitetin për targat e automjeteve me Serbinë, me dërgimin e forcave speciale në veri të vendit. Siç merr vesh Klan Kosova nga burime ndërkombëtare, Presidentes Osmani, të shtunën, i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia me mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri. Me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare, i është thënë Presidentes Osmani nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke ia bërë të qartë qëndrimin zyrtar të Washingtonit për zhvillimet e fundit në veri Kosovës. Presidentja Osmani ka qëndruar gjatë javës së kaluar në SHBA, në margjina të Asamblesë së Përgjithshm...
Gjykata Speciale merr këtë vendim për Salih Mustafën

Gjykata Speciale merr këtë vendim për Salih Mustafën

LAJME, Storiet Kryesore
27/09/2021 15:45 Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia ia ka vazhduar paraburgimin ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i cili po akuzohet për krime lufte. Me anë të këtij vendimi, trupi gjykues gjithashtu ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrotjësen e viktimave që nëse dëshirojnë mund të paraqesin parashtrimet e tyre për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri të hënën, me 8 nëntor 2021. Ndërkaq, për mbrojtjen e Mustafës afati për parashtrimin e tyre për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit është caktuar deri me 15 nëntor 2021, raporton “Betimim për Drejtësi”. Në këtë rast, sot vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të dytë të mbrojtur W04600, i cili ka filluar ta japë dëshminë e tij më 23 shtator 2021. Ndryshe, Mustafa...
Lahaj për Ramën e Kurtin:”Si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin”

Lahaj për Ramën e Kurtin:”Si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin”

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
27/09/2021 14:28 Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, është shprehur i lumtur për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe për deklaratat e tij pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lahaj shkruan se ‘si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin’. “Vllau i madh asht e duhet të jetë krah për të voglin, për ma shumë që nxen edhe vendin e babës, atëherë kur ai nuk rron ma. Si asnjiherë ma parë, i lumtunum jam me qasjen e Kryeministrit Edi Rama, si me takimin e tij me OKB, e po ashtu edhe me vizitën e tij në Prishtinë. Kështu të duam ne shqiptaret gjithandej globit. Si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin. Kemi vuajt mjaftueshëm, ju andej kufini e na knej. Asht koha ma shumë se k...
div.meta-author { display:none; }