News That Matters

Storiet Kryesore

Kryesia e Kuvendit: Të hënën Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Kryesia e Kuvendit: Të hënën Kuvendi mblidhet në seancë plenare

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
29/09/2021 13:21 Të hënën, më 4 tetor 2021, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancën plenare të radhës. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryekuvenari Glakuk Konjufca, me prezencë të përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Fillimisht do të votohet për Raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020, pikë kjo e papërfunduar në seancën e 12 gushtit, për të filluar më pas me seancën e re. Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së ...
Kurti zbulon propozimin e KFOR-it për veriun

Kurti zbulon propozimin e KFOR-it për veriun

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
29/09/2021 12:47 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me takimin e sotëm në Bruksel ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq për ta gjetur një zgjidhje për çështjen e bllokimit të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Kurti tha se uron dhe shpreson që atje të gjendet zgjidhja.Kurti, ndër tjerash, tregoi po ashtu propozimin që e mori të hënën nga komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, Franco Federici, trasmeton “Gazeta Blic” Ai tha se i është propozuar që të hiqen barrikadat dhe pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të zëvendësoheshin nga anëtarë të KFOR-it. “Me sa jam në dijeni, zëvendëskryeministri ynë, Besnik Bislimi do të zhvillojë takime të ndara me emisarin ...
Gjermania kërkon të ulen tensionet, Berger: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Gjermania kërkon të ulen tensionet, Berger: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29/09/2021 10:48 Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger, ndërsa kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën pas reciprocitetit për targat. Berger në një postim në Twitter shkruan se është me rëndësi që të ulen tensionet dhe palët t’i kthehen dialogut. “Më vjen mirë që jemi takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa kemi biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Është e rëndësishme tani që të dyja palët të ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt. Progresi në dialog është në interes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Berger....
Mjekimi Intensiv Qendror në QKUK mbyllet pas rënies së numrit të pacientëve me covid-19

Mjekimi Intensiv Qendror në QKUK mbyllet pas rënies së numrit të pacientëve me covid-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
29/09/2021 09:46 Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se të martën është mbyllur Mjekimi Intensiv Qendror-COVID në QKUK. Mbyllja e këtij reparti ka ardhur si rezultat i rënies së numrit të pacientëve të prekur me coronavirus. “Mjekimi Intensiv Qendror- COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është mbyllur të martën, pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19. Si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. ShSKUK më tej ka njoftuar se me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj- të cilat deri tash ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID. Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës...
Shtohen barrikadat në Bërnjak

Shtohen barrikadat në Bërnjak

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
29/09/2021 09:45 Protestuesit në Bërnjak kanë shtuar barrikadat. Atje këtë të mërkurë janë vendosur edhe tre kamionë me zhavor, duke vështirësuar qarkullimin në atë zonë, njofton Klankosova.tv. Po ashtu në mëngjes është parë numër më i madh protestuesish. Barrikadat e reja janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit.
Ursula von der Leyen pritet nga presidentja Osmani

Ursula von der Leyen pritet nga presidentja Osmani

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
29/09/2021 09:30 Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Prishtinë. Ajo është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton Klankosova. Gjatë vizitës, presidentja e KE-së do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti. Von der Leyen do ta vizitojë kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së. Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.
Në këto pjesë të Mitrovicës do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Në këto pjesë të Mitrovicës do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 18:44 KEDS ka njoftuar se nesër do të ketë punimet në sistem. Për shkak të këtyre punimeve disa pjesë të Mitrovicës do të mbesin pa energji-elektrike. Njoftimi i KEDS’it: TS 110/10kV Mitrovica 2 do të ndërprehet: Dalja 10kV Shala (Kodi: 70000101) nga ora 10:00 – 14:00 Vendet: Rrugët: Herojska (një pjesë) dhe Tuneli i Parë; fshatrat: Bajgorë, Bare, Rekë, Stan Tërg, Kaçandoll (një pjesë), Kolloni (një pjesë), Kovaçicë (një pjesë), Kutllovc (një pjesë), Mazhiç, Rahovë (një pjesë), Rashan, Rekë (një pjesë), Tërsten (një pjesë), Vidishiç, Zasellë (një pjesë) dhe Trepça, Arsyeja: Ndërrimi i bazave të dëmtuara, ndërrimi i izolatorëve, kontrollimi i trafostacionit etj.
Mitrovicë: Policia mbështet gratë nga komunitetet që duan të jenë pjesë e saj

Mitrovicë: Policia mbështet gratë nga komunitetet që duan të jenë pjesë e saj

LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 17:42 Policia Rajonale në Mitrovicë ka realizuar fushatë në përkrahje të vajzave dhe grave të cilat janë kandidate potenciale në policinë e vendit, shkruan “Radio-Ylberi” Me qëllim të sensibilizimit dhe informimit për aplikim në polici, gjatë ditëve të fundit në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë po realizohet fushatë vetëdijesuese për vajzat dhe gratë me theks të veçantë ato të komuniteteve. “Fushata sensibilizuese po realizohet përmes kontakteve, vizitave, takimeve me të interesuarat si potencial për aplikim në konkurset e ardhshme në Policinë e Kosovës. Gjatë këtyre ditëve janë realizuar takime të natyrës sensibilizuese në zonat e banuar me komunitete përfshi komunat Mitrovicë – Jug dhe Vushtrri” thuhet në njoftimin e policisë. Nga ana e zyrtarëve policorë është b...
Së shpejti hapet konkursi për policë të rinj

Së shpejti hapet konkursi për policë të rinj

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 15:17 Policia e Kosovës ka filluar një kampanjë informuese për qytetarët që dëshirojnë të konkurrojnë për zyrtar policor në Policinë e Kosovës. Sipas Policisë, qëllimi i organizimit të kësaj kampanje informuese është për të inkurajuar sa më shumë qytetarë për të aplikuar në konkursin për zyrtarë policorë i cili do të shpallet së shpejti nga policia e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë për KosovaPress se ende nuk është bërë i ditur numri i saktë i policëve që do të rekrutohen. Sveçla thotë se po punojnë që të rrisin numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shkak të angazhimeve të shumta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Është çështje javësh, mos të them ditësh që konkursi i ri për rekrutim të pjesëtarëve të ri të Poli...
Protestues serbë të organizuar nga Novi Pazari arrijnë me autobusë në Jarinjë

Protestues serbë të organizuar nga Novi Pazari arrijnë me autobusë në Jarinjë

LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 15:10 Janë bërë tetë ditë që prej vendosjes së masës së reciprocitetit me targa të veturave ndaj Serbisë. Ky veprim është kundërshtuar nga pala serbe, por edhe qytetarë serbë që jetojnë në komunat veriore. Përveç tyre në Jarinjë janë duke shkuar serbë nga Novi Pazari në mënyrë të organizuar për t’u bashkuar në protestë.
div.meta-author { display:none; }