News That Matters

Storiet Kryesore

Hapet aplikimi për studime Master në Universitetin e Prishtinës

Hapet aplikimi për studime Master në Universitetin e Prishtinës

LAJME, Storiet Kryesore
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-22. Në njoftimin e bërë për media thuhet se, në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2228 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike. Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar në këtë link:https://www.uni-pr.edu/desk/inc/media/84BC8E3B-CC34-4641-B3C2-4D8A22F36BF5.pdf Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 6 tetor 2021, në orën 15:00
ShSKUK: 247 pacientë po trajtohen nga COVID-19

ShSKUK: 247 pacientë po trajtohen nga COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
30/09/2021 09:41 Rënie të vazhdueshme po shënon numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 247 pacientë, 172 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 27 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 53 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)25 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë Spitali i Prizrenit, 14 pacientë Spitali i Gjakovës, 20 pacientë Spitali i Pejës, 45 pacientë Spitali i Gjilanit, 14 pacientë Spitali i Vusht...
Escobar mban sot konferencë për media pas takimeve në Bruksel për situatën në veri

Escobar mban sot konferencë për media pas takimeve në Bruksel për situatën në veri

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 09:34 Zëvendësndihmës sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me situatën në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Sipas njoftimit të ambasadës, konferenca do të mbahet në orën 15:00. Ndryshe, Escobar, të mërkurën u takua në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Escobar, që njëherësh është i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se ai po mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës. “Priori...
Rihapet Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok

Rihapet Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 09:31 Pas sulmit në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok në objektin e komunës, Ministria e Punëve të Brendshme sot ka ri-hapur Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në objektin e stacionit policor në Zubin Potok. Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se puna në këtë qendër do të zhvillohet normalisht dhe se janë të gatshëm që nga sot, t’iu ofrojnë shërbime të gjithë qytetarëve. Ky është një objekt i adaptuar për të ofruar shërbime të menjëhershme qytetarëve që kanë nevojë për të marrë shërbime, deri në funksionalizimin e plotë të objektit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, i cili u shkatërrua si pasojë e një sulmi kriminal, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me 20 shtator, për vendosjen e targave të përkohshme. Kj...
Sot pritet të kthehen në Kosovë trupat e viktimave të masakrës së Rezallës të zhvarrosur në Kizhevak

Sot pritet të kthehen në Kosovë trupat e viktimave të masakrës së Rezallës të zhvarrosur në Kizhevak

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 9:11 Viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen sot në Republikën e Kosovës. Kështu kanë njoftuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. “Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, në koordinim me familjet, në vazhdimësi ka kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë. Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës, Serbi”, thuhet në njoftimin e Komisionit ditë më parë. Riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, I...
Pa marrëveshje finale në Bruksel, diskutimet pritet të vazhdojnë edhe nesër

Pa marrëveshje finale në Bruksel, diskutimet pritet të vazhdojnë edhe nesër

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
29/09/2021 22:52 Delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel e ka përfunduar takimin me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje nëse e pranojnë draft dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave të automjeteve, e cila ka shkaktuar tension gjatë ditëve të fundit në veri të Kosovës. Burime të Bashkimit Evropian i kanë thënë gazetarit të Radios Evropa e Lirë në Bruksel se negociatat pritet të vazhdojnë edhe nesër, më 30 shtator. Delegacioni serb udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Më herët, shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është finalizuar një draft-dokument për zgjidhjen e çështjes së targave, me ndërmjetësimin e BE-së, mirëpo Beogradi edhe nuk e ka dhënë p...
Barrikadat priten të hiqen të shtunën  paralelisht me Njësinë Speciale që do të zëvendësohen nga KFOR-i në veri

Barrikadat priten të hiqen të shtunën paralelisht me Njësinë Speciale që do të zëvendësohen nga KFOR-i në veri

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
29/09/2021. 19:16 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pas takimit në Bruksel ka bërë të ditur se sipas dakordimit që kanë pasur më palën serbe, pritet që barrikadat të hiqen të shtunën dhe Njësinë Speciale në veri ta zëvendësojnë njësit të KFOR-it. Ai tha se dakordimi ka paraparë tri elemente kryesore. “Elementi i parë nga dita e hënë si Kosova dhe Serbia do të përdorë stikersa, afishe në vend të tabelave, kjo ka qenë synimi ynë që të kemi trajtim të barabartë, mirëpo kjo zgjidhje do të jetë e përkohshme sepse do të formohet një grup punues që brenda gjashtë muajve ta gjej zgjidhjen e përhershme për lëvisje të lirë të automjeteve”, u shpreh Bislimi para medieve,trasmeton “Radio-Ylberi” Pika e dytë e këtij dakordimi ka të bëj me heqjen e barrikadave në pikat kufitare Jarinë e ...
Arrihet  dakordimi në Bruksel nga Kosova dhe Serbia për targat

Arrihet dakordimi në Bruksel nga Kosova dhe Serbia për targat

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
29/09/2021 19:12 I dërguari nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për të diskutuar rreth temës së veriut. Bislimi ka njoftuar se është arritur një marrëveshje sa i përket targave. “Kemi tentuar të detyrojmë Serbinë që ti largojë procedurat për qytetarët e Kosovës që të lëvizin drejt Serbisë. Dhe mendoj qe ky ka qenë rezultati i sot, mund të themi që është një marrëveshje. Natyrisht që ne do të preferonim që mos të ketë asnjë barrierë dhe këto dy shtete sot të njohin në tërësi tabelat e vendeve tjera, ky do jetë edhe objektivi kryesor i grupit punues të cilin do ta themelojmë dhe i cili do të fillojë të takohet që nga data 21 tetor. Ne kemi dakordim pë...
Dhurohet donacion për “Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë”

Dhurohet donacion për “Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë”

LAJME, Storiet Kryesore
29/09/2021. 16:21 Shoqata humanitare “Sytë kërkojnë dritë sot ka dhuruar donacion për Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ka njoftuar stafi i spitalit përmes një postimi në llogarinë e tyre në “Facebook” trasmeton “Radio-Ylberi” Kjo shoqatë dhuroi 17 karroca për pacientë, 5 rolator/ shetitor dhe një lift për bartjën e pacientave. Postimi i plotë pa ndërhyrje: Dhurohet donacion per Spitalin e Pergjithshem Mitrovice Shoqata humanitare “ Syte kerkojne drite” dhuron donacion per Spitalin e Pergjithshem “Dr. Sami Haxhibeqiri” Mitrovice 17 karroca per paciente, 5 rolator/ shetitor dhe nje lift per bartjen e pacienteve
Tërhiqet Serbia, largon autoblindat nga kufiri me Kosovën

Tërhiqet Serbia, largon autoblindat nga kufiri me Kosovën

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29/09/2021 14:34 Autoblindat e vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën janë tërhequr që aty sot. Dy “lazarë” dhe dy “milos” ishin stacionuar në Rashkë, 2km larg Jarinjes. Derisa autoblindat ishin vendosur pranë kufirit, Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq kishte deklaruar se është rritur gatishmëria luftarake. Trupat e KFOR-it pastaj u vendosën aty, në përpjekje për ta ruajtur stabilitetin e situatës dhe si duket edhe kjo ka qenë faktor në këtë tërheqje.
div.meta-author { display:none; }